Probleme për udhëtarët që shkojnë në Britani të Madhe. Çdokush që udhëton për në Londër përmes aeroportit binacional Bazel Mulhouse, duhet të jetë të karantinohet. Kjo ndodhë edhe pse në të vërtetë aeroporti zbaton rregulloret e hyrjes në Zvicër
Më 14 gusht, autoritetet britanike vendosën ta fusin Francën në listën e tyre të karantinës. Prandaj, të gjithë udhëtarët nga Franca duhet të jenë në një karantinë dyjavore.
Në të njëjtën kohë, Britania e Madher vendosi të karantinojë pasagjerët që kanë udhëtuar përmes Euroairportit Bazel Mulhouse. Kjo karantinë vlen për të gjithë pasagjerët – megjithëse rregulloret zvicerane të hyrjes në të vërtetë zbatohen në Mulhouse.
Aeroporti i Mulhouse ka një status të veçantë. Është aeroporti i vetëm në botë që operohet nga dy vende në të njëjtën kohë, informon Shtegu.com. Edhe pse është në territorin francez, ai është i lidhur drejtpërdrejt me Zvicrën nga një sektor doganor. Është një nga tre aeroportet kombëtare në Zvicër.
Britanikët justifikojnë vendimin e tyre duke thënë se duhet të kalohet përmes Francës për të arritur në Mulhouse. Rregullorja e karantinës, pra, vlen për të gjithë udhëtarët nga Mulhouse.
Easyjet, Lufthansa, British Airëays, Air France, KLM dhe Ryanair aktualisht fluturojnë nga Mulhouse në Britaninë e Madhe. Të gjitha fluturimet tani preken nga karantina.
Britania e Madhe harton listën e karantinave si më poshtë: Të gjitha shtetet me më shumë se njëzet infeksione për njëqind mijë banorë janë vendosur në listë. Franca ishte shumë mbi këtë kufi dhe për këtë arsye u vendos në listë.
Zvicra gjithashtu përballet me të njëjtin fat. Në javët e kaluara, Zvicra dka raportuar përsëri më shumë infeksione. Aktualisht është afër kufirit të rregullave britanike, me 17 infeksione për njëqind mijë banorë.

