U promovua libri më i ri me poezi i shkrimtares Ajla Hajdari

Date:

received_10212223727164860

 

 

 

20:04:47                  2017-05-23

 

 

 

“Shtegtim ëndrrash”, poezi shpirti me imagjinatë drithëruese

 

 

 

Shkup, 24 maj – Së fundmi në Shkup u promovua libri më i ri me poezi “Shtegtim ëndrrash” i shkrimtares Ajla Hajdari. Krijimi i saj më i ri letrar këtë herë përmban rreth 70 njësi poetike me risi e freski të vargut, me plotëri ideo-artistike të tij. Gërshetimi e tërësia poetike është njeriu në kohë ndryshme e fate, peripeci e karaktere.

 

 

 
Përkundër të vërtetës se objektivi njeri ndërtohet nga objektet frymëzuese të autores, duke shtjelluar veset e virtytet, kuptohet me mëtim hapërimi drejt së mirës, qëmtimi tematik bëhet me guxim përkushtues. Shkruan për njeriun si skllav i vetes, por edhe si përpjekës çlirimtar i vetes, qoftë nëse e kundron nga këndvështrimi social, qoftë i kundruar nga ai shpirtëror e thjesht dashuror.

 

 

received_10212223727324864

 
“Në të dy shembujt poetja shërbehet me gjuhën e ekspresives fabulative, pra rrëfen shembullin ose dukurinë, e bën më të njohur me lexuesin dhe jep rrezatimet e veta kah e mira”, vlerëson recensenti Fadil Curri.
Dashuria është temë tejet e dendur në vargjet e “Hijes ndriçuese”, me format e saj dhe të protagoinstëve plot përvoja, vendosmëri e lajthitje karakteresh. Dyshi erotik gjallëron poetikisht, latohet vesi gjembaç e madhështohet virtyti thjesht njerëzor, me qëllim që besnikëria, njerëzia, dashuria përgjithësisht si pasqyrë edukative e moralit të njeriut si kompleks avangard në trokohësi, sidomos në krijimin e njeriut të ri.

 

 

 

“Hije në udhëkryqin me kalldrëm
Hije në errësirën e vërtetë
Hije që ndriçove e mbete imja dritëruese”

 

 

 

Vargjet e mësipërme nga poezia “Hija ndriçuese” janë emblemë ilustruese e stilit. Hija e përshkon lirizmin rrëfimtar të poezisë së Ajla Hajdarit, herë si dritë qiriu, herë si hije e vetes, herë si hije e zbehtë e herë që dritëron për ecjen e shpirtit e dashurisë si pjesë e tij, e ëndrrës dhe mendjes. Drita si frymëzim është flijim e shpëtim, është poeti Naim e qiri që shkrin veten për të tjerët, dritë ylli e agimi, hëne e dielli.

 
Vështruar në tërësi, poezia e Ajla Hajdarit këtë herë ka gjuhën më të gdhendur nga fjala e tëpërt dhe sintaksa e mjegulluar, sikundër e vërejmë te krijueset letrare të reja, sjell atmosferë leximi të këndshëm, puhi rrjedhës së leximit. Ndaj edhe meriton të lexohet e bisedohet nga dashamirët e fjalës poetike, sidomos rinia entuziaste letrare.

 

 

received_10212223727204861

 

 

 

 

Elsa Ademi, aktorja e re që synon ta pushtojë botën
Në promovimin e librit “Shtegtim ëndrrash”, vlerat prej një aktore që premton shumë i ka paraqitur edhe shtatë vjeçarja Elsa Ademi duke recituar poezinë “Sa (nuk) e dua!” nga autorja Ajla Hajdari. Me talentin dhe guximin e saj ajo arriti që të marrë duartrokitje të ngrohta nga publiku. “Ëndrra ime është që vlerat e kombit tonë një ditë t’ia prezantoj gjithë botës mbarë”, tha aktorja e vogël. Talenti i Elsa Ademit u zbulua gjatë aktrimit të saj në videoklipin “Ku je babi?”, një këngë me tematikë të dhimbshme nga realiteti në familjet e ditëve të sodit. Elsës i janë hapur dyert e suksesit në promovimin e vlerave të mirëfillta në sferën e aktrimit, duke premtuar shumë projekte të reja që do vijnë së shpejti.

 

 

received_10212223727284863

 

 

 

B. Ajdini

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...