Turistët zviceranë kërcënohen me 30 euro gjobë në Gjermani

109 Lexime

Menjëherë pasi u hap kufiri gjermano-zviceran, kanë filluar ankesat e para: Zviceranët nuk po e respektojnë detyrimin për të mbajtur maska mbrojtëse. Ata të cilët e injorojnë këtë rregull, do të përballen me gjobë, ndërsa do të rriten edhe kontrollet

Ambienti është pothuajse si para koronavirusit: Qytetarët zviceranë rezervojnë produkte të lira në qytetet kufitare të Gjermanisë, por gjermanët janë bezdisur përsëri nga ta. Kësaj here jo për certifikata eksporti apo hapësira parkimi të humbura, por për faktin zviceranët tregtojnë pjesërisht pa maska mbrojtëse.

Për dallim nga Zvicra, Gjermania është e detyruar të mbajë maska kur shkohet për të tregtuar. Që nga hapja e kufirit më 15 qershor, ankesat për turistët zviceranë që nuk mbajnë maska, janë në rritje. Ai i cili nuk mban një të tillë, mund të gjobitet. Siç raporton „Südkurier“, nuk janë vetëm zviceranët ata të cilët e injorojnë këtë detyrim, transmeton Shtegu.com.
Thomas Schäuble (59), Kryetar i Komunës së Lauchringen (D), i kërkoi në një letër bordit të grupit të tregtisë dhe biznesit Lauchringen, për të siguruar respektimin e rregulloreve.

Konsumatorët që nuk i përmbahen kërkesës për maskë, duhet të gjobiten. Nëse është e nevojshme, pronari i dyqanit mund edhe t`ia ndalojë hyrjen blerësit.

Por kjo do të mund ta shndërronte disponimin në negativ. Tregtarët janë të dyshimtë, ata nuk duan t`i trembin klientët zviceranë. Ata ende e kanë të freskët dëmin ekonomik të muajve të fundit, pa turistët zviceranë.

Në Bad Säckingen të Gjermanisë, tani është duke u kontrolluar përmbajtja e rregullit të maskës. Për këtë, shërbimi i zbatimit komunal është rritur. Në të shumtën e rasteve, paralajmërimi bëhet vetëm gojarisht. Por ka edhe gjoba deri në tridhjetë euro. Zyra e mbajtjes së rendit në Bad Säckingen nuk tregon se sa shpesh shpërndahen këto. Por ajo tashmë ka ndodhur si me zviceranë, ashtu edhe me gjermanë.

Sidoqoftë, shumë tregtarë raportojnë gjëra pozitive në lidhje me turistët zviceranë. Shumica e zvicreranëve vijnë me maska të tyre. „Klientët tanë zviceranë ishin shumë mirë të informuar dhe të përgatitur“, thotë Pamela Baumhardt, zëdhënëse e Edeka Baur në Konstanz (D).