Një person ia vë flakën vetvetes, lëndohen dy policë në Zvicër
Aktualisht, në Wülflingen të Winterthurit është duke u zhvilluar një operacion i madh policor. Një person derdhi benzinë në trupin e vet dhe ia vuri flakën vetvetes, ndërsa dy policë zviceranë janë lënduar, informon Shtegu.com.
Në Winterthur aktualisht është duke u zhvilluar një operacion i madh policor në rrethin Wülflingen, raporton „Radio Top“. Sipas policisë së qytetit, pas orës 17.00, një person është arratisur nga një kontroll që po bënte një patrullë policore. Më vonë, ai ka dalur nga vetura, ka derdhur benzinë mbi trupin e vet dhe me këtë rast janë lënduar dy policë.