Tronditet Franca: Vret bashkëshorten e tij me një çekiç dhe varet në litar

Date:

10:47:46                2019-07-16

 

Një shqiptar 43-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij me një çekiç para se të kryente vetëvrasje në një shtëpi në Vaulx-en-Velin, në periferi të Lyonit, natën e 26-27 qershorit, është bërë e ditur të premten e kaluar nga prokuroria franceze.

Zbulimi makabër ndodhi në mëngjes, pas alarmit të një gruaje që kishte parë bashkëshortin e varur në një pemë në kopshtin e shtëpisë së familjes. Me origjinë shqiptare dhe pa asnjë precedent të dhunës, shqiptari, ende i gjallë dhe i shtruar në spital, vdiq nga pasojat e plagëve të tij të shtunën e javës së kaluar, deklaroi zëvendësprokurori i Republikës së Lionit, Audrey Quey, duke konfirmuar një informatë për „Progres“, informon Shtegu.com.

Sipas hetimeve fillestare, viktima, 29-vjeçare dhe gjithashtu e nacionalitetit shqiptar, ishte shtrirë në kuzhinë, ndërsa ishte goditur në kafkë me çekan. Arma u gjet pranë trupit të saj. Të pranishme në shtëpi në kohën e tragjedisë, kanë qenë dy vajzat e çiftit, të moshës 4 dhe 10-vje$are, të cilat u shtruan në gjithashtu në spital për një rehabilitim, para se të zhvendoseshin gjetiu. Sipas të njëjtit burim, arsyeja për krimin dhe rrjedha e saktë e ngjarjeve mbetet e paqartë.

Franca është tronditur nga ky krim, njëqind e tridhjetë gra vdiqën në vitin 2017 nën dhunën e ushtruar nga bashkëshorti, ish-bashkëshorti apo i dashuri i tyre, kundrejt 123 në vitin 2016, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Në të njëjtin vit, 21 burra janë vrarë nga partnerja apo ish-partnerja e tyre. Në këto shifra, duhet shtuar edhe 25 fëmijë të vrarë në kontekstin e dhunës në familje dhe 151 tentim vrasjesh brenda çiftit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...