Tronditet familja e sulmuesit të Nicës që vrau tre persona

Date:

Nëna dhe vëllai i autorit të dyshuar e kanë të vështirë të besojnë se Brahimi, i cili harxhoi paratë e shtëpisë për alkool dhe drogë, të premten vrau tre persona

Autori i dyshuar i sulmit në Nice, nga një familje modeste që jetonte në Sfax, në Tunizinë Qendrore, kishte mbërritur në Francë ditë më parë, sipas të afërmve të tij, të cilët e përshkruajnë një djalë të ri që ishte kthyer në fe dy vjet më parë.

„Nuk është normale“, përsërit rregullisht vëllai i tij Yassine, duke u përpjekur të besojë dhe të kuptojë se si Brahim Issaoui, mezi 21 vjeç, mund të kishte ardhur në këtë gjendje.

„Që kur e la shkollën e mesme, ai punoi në riparimin e motoçikletave“, thotë nëna e tij me lot në sy, duke mbajtur në duar një fotografi të djalit të saj me një kapuç të bardhë.

I lindur në një familje të madhe me tetë vajza dhe tre djem, ai jetoi me prindërit e tij në një shtëpi të thjeshtë të pa suvatuar, në një rrugë të çrregullt në një lagje të klasës punëtore pranë një zone industriale në periferi të qytetit bregdetar Sfax.

Pasi i kurseu disa para mënjanë, ai filloi një biznes të vogëk me një pikë karburantesh , të tilla që mund të gjenden në shumë qytete në Tunizi, ku shumica e aktiviteteve ekonomike zhvillohen jashtë sistemit zyrtar.

“Unë i thashë që të merrte me qira një dyqan të vogël me këto 1100 deri në 1,200 dinarë (rreth 430 franga zvicerane) në mënyrë që të ishte në gjendje të punonte. Ai më tha se donte të bënte një stendë për të shitur benzinë”, rrëfen nëna e tij, e cila nuk pranoi të jepte emrin e saj, për një korrespondent të AFP, transmeton Shtegu.com.

Sipas të afërmve të tij, vitet e fundit i riu ishte kthyer në fe dhe ishte izoluar.

“Ai ishte duke u lutur për rreth dy vjet e gjysmë. Shkonte nga puna në shtëpi, nuk dilte askund dhe nuk u përzihej me të tjerët”, shpjegon nëna.

Më parë, „ai pinte alkool dhe përdorte drogë. Unë i thoja se jemi të varfër e ti po harxhon të holla? Ai thoshte se me dëshirën e Zotit, ai do të më drejtojë në rrugën e duhur, kjo varet nga unë“, vazhdon ajo.

I riu kishte provuar tashmë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut për në Itali, më kot dhe nuk i kishte paralajmëruar ata që ishin pranë tij për fillimin e ri, sipas vëllait të tij.

Familja, në mosbesim, nuk e kupton se si ai mund të kishte vepruar, më pak se një muaj e gjysmë pas mbërritjes në Europë.

Të mërkurën në mbrëmje, Brahimi telefonoi familjen e tij duke u thënë se ai sapo kishte mbërritur në Francë. “Ai arriti në Francë të mërkurën rreth orës 20:00. Ai tha se do të shkonte në Francë sepse për punë është më mirë dhe në Itali ka shumë njerëz”, thotë Yassine.

„Nuk ka kaluar një muaj e gjysmë“ që kur ai bëri kalimin, duke arritur fillimisht në Itali, ku ai punoi në korrjen e ullirit, shpjegon ai.

Tunizia dënoi ashpër sulmin dhe nisi një hetim.

„Brahim I., i lindur në vitin 1999, nuk është identifikuar si terrorist nga autoritetet tuniziane“, i tha AFP të premten Mohsen Dali, zëvendësprokuror i përgjithshëm në Gjykatën e shkallës së parë në Tunizi. „Ai u largua nga vendi në mënyrë të paligjshme më 14 shtator dhe ka një regjistër penal të dhunës dhe drogës“, shtoi ai.

Muajt e fundit, nisjet nga Tunizia në Itali janë përshpejtuar ndjeshëm, nën efektin e kombinuar të pandemisë, e cila ka bërë që papunësia të rritet në një vend që tashmë po lufton për të përmbushur pritjet sociale të popullsisë së tij dhe krizën politike.

Numri i tunizianëve që emigrojnë ilegalisht në Itali arriti një rekord të lartë pas revolucionit të vitit 2011 me më shumë se 20,000 të mbërritur. Pastaj ra ndjeshëm, por ka filluar të rritet përsëri që nga viti 2017.

Në tetë muajt e parë të vitit 2020, më shumë se 8,000 tunizianë arritën në Itali, sipas KB, dhe sipas statistikave nga Ministria e Brendshme tuniziane, deri në mes të shtatorit, 8,581 persona u përgjuan ndërsa përpiqeshin të arrinin në Europë nga deti.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...