Trëndafilja e Tiranës – Mbretëresha e Shqipërisë Gjeraldinë

46 Lexime

18:33:30               2018-01-02

 

 

 

Në janar të vitit 1920, sovraniteti i Shqipërisë u njohë nga shumë shtete, italianët është dashur t`i tërheqin trupat e veta. Pas betejave shumëvjeçare për pushtet, në vitin 1925 pushtetin e mori pronari i tokave myslimane, Ahmet Zogu i cili edhe shpalli Republikën. Ahmet Zogu u emërua kryeministër dhe më 01 shtator 1928 u shpallë mbret i Shqipërisë.
Përmes marrëveshjeve të saja me Italinë, Shqipëria u zhytë në varësi të fortë ekonomike e politike. Gjeraldine von Apponyi, një konteshë e varfër nga Hunagria, me martesën që e bëri me Zogun I më 27 prill të vitit 1938, u bë mbretëreshë e Shqipërisë. Momentin që u pyet nëse do të bëhej mbretëreshë e Shqipërisë, ajo punonte në një qoshk të Muzeut kombëtar hungarez në Budapestë.

Mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu I, një kohë ta gjatë ka qenë në kërkim të një gruaje. Martesa është dashur ta lirojë Shqipërinë nga varësia e jashtme politike nga Italia. Më 05 prill të vitit 1939, mbretëresha Gjeraldine lindi një djalë, Princin Leka I. Pas pak kohësh, Shqipëria u okupua nga trupat e Musolinit dhe u bashkua me union personal me Italinë. Zogu I. dhe bashkëshortja e tij u detyruan të arratisen në Greqi.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata qëndruan ën Paris dhe më vonë në Londër. Në vitet 50 të shekullit të kaluar, familja mbretërore jetonte si mysafir tek mbreti Faruk në Egjipt. Pas rrëzimit të tij nga pushteti, ata u zhvendosën në Paris, shkruan „Arte“, përcjellë Shtegu.com. Pas vdekjes së bashkëshortit, për Gjeraldinën pasuan vite të tjera të ekzilit në Spanjë dhe më vonë tek i ibiri i saj në Afrikën e Jugut, i cili atje jetonte si afarist.

Nga fundi i viteve të tetëdhjeta, Gjeraldinë ka jetuar në një shtëpi modeste në periferi të Parisit, e rrethuar me shqiptarë të tjerë të mërguar. Ajo kishte ruajtur mënyrën e saj perfekte dhe miqësinë sharmante. Gjuha e saj franceze ishte e pasur por nga ajo e vjetra, që në atë kohë mësohej nëpër kovikte.

Rininë e saj e kaloi në azilin për vajza „Pressbaum“ në Vjenë të Austrisë. Ajo e personalizoi mretëreshën e mërguar të një monarkie jetëshkurtër, të lënë nën hije nga diktatura brutale komuniste e Enver Hoxhës. Vetëm pas 60 vitesh në egzil, më 28 qershor të vitit 2002, Gjeraldina ka mundur ta vizitojë Shqipërinë, ku pas disa muajve vdes më 22 tetor 2002.

 

Emetim i dokumentarit në TV ARTE, e martë, 02.01 2018, në ora 22.15. (Shtegu.com)