Shqiptari mund të qëndrojë, por bashkëshortja me fëmijë duhet të dëbohet nga Gjermania
20:25:42 2018-01-02
Shqiptari nga Kosova, Afrim Berisha ka një të ashtuquajtur „leje tolerance“ gjermane deri në vitin 2019, por bashkëshortes së tij Lindita dhe tre fëmijëve të moshës prej tre deri dhjetë-vjeçare u kërcënohet dëbimi për në Kosovë. Vetëm se ekzistojnë keqkuptime në faktin se nëna 37-vjeçare është viktimë e luftës pasi është duke vuajtur nga çrregullime të mëdha postraumatike, si dhe depresion të madh.
Që tre vite familja pesanëtarëshe kosovare është duke jetuar në Wankendorf të Gjermanisë. Te dy vajzat, Lorena dhe Lorina janë duke vijuar shkollimin, djali Lorisi kopshtin e fëmijëve. Babai Afrim Berisha është duke bërë një trajnim në një kompani të Kielit për shtrues të dyshemesë, shkruan „kn-online“, përcjellë Shtegu.com. Kjo është arsyeja përse Afrimi 40-vjeçar, përkundër refuzimit të kërkesës për azil, nga autoritetet përkatëse ka pranuar të ashtuquajturën „leje tolerance“. Nga ana tjetër, bashkëshortes së tij dhe fëmijëve i ishte preferuar largimi vullnetar nga Gjermania.
Autoritetet gjermane për të huaj janë të vetëdijshëm për katrahurat që e presin Lindita Berishën në Kosovë. Megjithatë, nuk është e mundur t`i jepet një leje diskrecionale për qëndrim, ndërsa është duke u shqyrtuar mundësia për arsye të tjera të mundshme. Një politikani nga partia e të gjerlbërve, kërkon që rasti të trajtohet në Komisionin për raste të rënda. (Shtegu.com)