Tregti e lirë për zviceranët në Gjermani, nga një korriku ulen taksat

69 Lexime

Për të rritur ekonominë, taksa gjermane e vlerës së shtuar përkohësisht do të ulet. Për turistët zviceranë që shkojnë për tregti, malli do të jetë më i lirë. Tregtarët zviceranë nuk kanë më nevojë të shqetësohen për një rrjedhje të fuqisë blerëse. Ja arsyet

Kufijtë janë hapur, tregtia në vendet fqinje të Zvicër po lulëzon. Qytetet kufitare si Lörrach, ëeil am Rhein ose Konstanz po mbushen përsëri me turistë tregtarë zviceranë. Deri më tash ka pasur mosmarrëveshje pasi zviceranët e injoruan kërkesën për mbajtjen e maskave mbrojtëse gjatë tregtisë nëpër dyqane. Por, sikur njoftojnë tregtarët, nuk mund të flitet për një vërshim.

Për shembull, qytetai Konstanz të shtunën e kaluar: „Mirë se vini“, u shëndrit një reklamë e madhe me dritë vozitësve përballë, që janë gati të kalojnë kufirin në pikën midis Kreuzlingenit dhe Konstanz. Para krizës së koronavirusit, kjo reklamë nuk ka qenë aty. Gjithashtu nuk ka mungesë edge të vendparkingjeve, raportojë shumica e lexuesve të „Blick“, transmeton Shtegu.com.

Për t`u kthyer sërish në Zvicër, në doganë është dashur pak kohë më tepër. Kjo ndodhë pak për shkak të kontrolleve të rrepta të automjeteve nga zyrtarët e doganave federale. Por më shumë për shkak të blerjes së turistëve që po kërkonin një vendparking në Zvicër në pikën kufitare dhe kështu shkaktohej ngadalësim i komunikacionit. Kolona e personave në doganë për për rimbursimin e TVSH-së, të stampuar, shtrihej në mbi 50 metra.

Nëpër shitoret gjermane është duke u zhvilluar një betejë çmimesh që nuk ekzistonte para krizës së koronavirusit. Ajo po shkon drejt një pike të lartë, deri më 1 korrik. Kjo është data e uljes së TVSH-së.

Shkalla e taksave bie nga 19 në 16 për qind, nga 7 në 5 për qind. Gjermania dëshiron të nxisë ekonominë dhe të inkurajojë njerëzit e saj të konsumojnë. Një lloj ndihme ekonomike. Një taksë më e ulët e vlerës së shtuar – sipas teorisë ekonomike – duhet të rritë shitjet dhe kërkesën. Ulja e nivelit të taksës është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2020. Shumë shitës me pakicë duan ta kalojnë këtë tek konsumatorët, në formën e çmimeve më të ulëta.
Për turistët tregtarë zviceranë, asgjë nuk ndryshon kur eksportohet. Procedura doganore mbetet e njëjtë. Në shitoret gjermane nuk ka kthim të TVSH-së 19 ose 7 për qind, vetëm niveli i ulur i taksave.

Në doganë, gjithçka mbetet e njëjtë, por mund të ketë befasi nëpër dyqane: Etiketat e çmimeve nuk duket se janë rregulluar në të gjitha raftet. Në farmacinë „dm“, zbritja e zvogëluar e TVSH-së bëhet vetëm në arkë. Kjo kursen zinxhirin nga ndryshimi i etiketave të çmimeve, të cilat mund të futen në miliona.

Fakt është: Blerja do të bëhet gjithashtu më e lirë për turistët tregtarë zviceranë. Dhe shitësit zviceranë të tregtisë me pakicë, me të drejtë kanë frikë nga kjo. A do të tregtojnë zviceranët më shumë përtej kufirit? Është mjaft e mundur.

Tregtarët zviceranë me pakicë ka të ngjarë të shikojnë edhe më nga afër luftën e çmimeve përtej kufirit, që pas njoftimit për uljen e TVSH-së tashmë ka filluar. Diskonti gjerman „Lidl“ tashmë është duke reklamuar gjerësisht duke kaluar taksën e ulur kur bën blerje.
Por ulja e taksave do të ndikojë shumë pak në industrinë e ushqimit. Shembull: Tani një çokollatë e markës në diskontin gjerman do të kushtojë 1.07 euro në vend të 1.09 euro. Diferenca: Dy cent të varfër. Llogaria do të jetë më e madhe në blerjen e mobiljeve dhe pajisjet elektrike. Shkalla e ulur e taksave prej 16 për qind do të zbatohet nga 1 korriku.
Mbetet pikëpyetje nëse hotelet dhe restauratorët në Gjermani do ta zbatojnë përfitimin e TVSH-së për klientin. Është plotësisht e mundur që përfitimet nga kjo ulje, ata t`i vendosin në xhepat e tyre. Arsyeja: Në shumë vende në Gjermani, ekziston gjithashtu një situatë e keqe për këto kompani.