Gjobë prej 225 mijë frangave pasi drejtonte veturën pa patentë shoferi

Date:

Një azerbajxhanas i pasur do të duhet të paguajë një gjobë jashtëzakonisht të lartë në Kantonin Valis të Zvicrës. Arsyeja: ai ishte futur në një kontroll policie dhe po drejtonte pa patentë shoferi.

Vitin e kaluar, një azerbajxhanasi të pasur iu konfikua patenti i shoferit në Gjenevë, për shkak të vozitjes së tij në gjendje të paaftë dhe shkeljes së rregullave të trafikut. Sipas “ëalliser Bote”, personi me venbanim në Gjenevë, për festat e Krishtlindjes në Zvicër kishte hyrë me Audi, përmes vendkalimit kufitar Gondo. Aty u kontrollua menjëherë. Rojet kufitare zbuluan se ai po voziste pa patentë shoferi, informon Shtegu.com. Aty, ai u dënua me një gjobë të zbatueshme me kusht prej 130 mëditjeve me nga 1,750 franga. Kësaj duhet shtuar edhe një gjobe tjetër në Gjenevë prej 10,000 frangave.

Vetëm një muaj më vonë, azerbajxhanasinë Simplon Pass u kontrollua përsëri. Siç thuhet në urdhrin penal të lëshuar nga zyra e prokurorit publik në Oberwallis, „i akuzuari u bë shkelës penal në të njëjtën mënyrë gjatë periudhës së gjykimit dhe nuk tregoi përmirësim në sjelljen e tij“. Prandaj dyshohet se edhe në të ardhmen do ta përsëris veprën. Gjoba trevjeçare e vendosur nga autoritetet gjyqësore të Gjenevës, u revokua.

Ai tani është shpallur fajtor për vozitje pa autorizim nën urdhrin e ndëshkimit. Me këtë rast u gjobit me 225,000 franga, vendim të cilin e pranoi dhe i cili është i plotfuqishëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...