Tragjedi në Apple të Zvicrës, gjenden tre kufoma të një familje belge

Date:

17:04:28                    2019-06-18

 

 

Në Apple të Kantonit Vaud në Zvicër, ka ndodhur një dramë e rëndë familjare: Një patrullë e policisë ka zbuluar tre persona të vdekur: Një burrë, një grua dhe një djalë 13-vjeçar.

Të hënën, një patrullë policore në Apple VD zbuloi tre persona të vdekur. Tashmë është nisur një hetim për të përcaktuar rrethanat e sakta të kësaj tragjedie. „Hetimi vazhdon akoma, nuk mund të themi asgjë për shkakun e vdekjes“, thotë Cédric Pittet, zëdhënës i Policisë Kantonale të Vaud-it, me kërkesë të „Blick“, informon Shtegu.com.

Një banor kishte alarmuar shërbimet e emergjencës rreth orës 21:45, sepse ai nuk kishte vënë re ndonjë lëvizje në shtëpinë fqinje për disa ditë, thuhet në një deklaratë nga policia.

Me të arritur në shtëpinë në fjalë, oficerët zbuluan trupat e pajetë të një burri dhe një gruaje, si dhe një djali 13-vjeçar. Të vdekurit dyshohet se janë shtetas belg. Policia supozon se bëhet fjalë për një dramë familjare. „Krimi duhet të ketë ndodhur disa ditë para zbulimit, ndoshta javën e kaluar. Megjithatë, ne nuk kemi qenë në gjendje të përcaktojmë ende kohën e saktë“, ka saktësuar Pittet. Deri më tani, nuk ka indikacione për përdorimin të forcës së armatosur.

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...