Tragjedi e rëndë në Zvicër, djali vret nënën me thikë

91 Lexime

20:31:22            2019-08-11

 

 

Në afërsi të stacionit të trenit në Rappersëil SG të Zvicrës, pasditen e së dielës është shkaktuar një tragjedi e rëndë familjare. Sipas Policisë Kantonale të St. Gallenmit, një person është arrestuar.

Të dielën pasdite, në stacionin Rappersëil SG është shkaktuar një krim i rëndë dhume, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Sipas të përditshmes zvicerane „20 Minuten“, një zviceran 36-vjeçar ka sulmuar nënën e tij me thikë. 57-vjeçarja ka vdekur në vendngjarje.

Autori i krimit, i cili u arratis në zonën e universitetit dhe vetvetes i kishte shkaktuar plagë të rënda në qafë me armën, është arrestuar nga policia. Ai është dërguar në spital.
„Djali dhe nëna, që të dy janë shtetas zviceranë me vendbanim në Rappersëil“, thotë Markus Rutz, zëdhënës i Policisë Kantonale St Gallen. Aktualisht, janë duke u zhvilluar hetimet e mëtutjeshme.