Aksident i rëndë në Zvicër, dy të vdekur dhe katër të lënduar

Date:

20:20:08              2019-08-11

 

 

Mbrëmjen e së dielës (11.08.2019), pak para orës 17:30, në autostradën A1 midis Uzëil dhe Gossau, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Dy persona e kanë humbur jetën. Katër persona të tjerë janë pënduar rëndë. Shkaku i aksidentit ende mbetet i paqartë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Sipas hetimeve fillestare, një ish automjet ushtarak që ishte regjsitruar si automjet civil, për shkak të një defekti ka qëndruar në korsinë e emergjencës. Një veturë tjetër që po vinte në të njëjtin drejtim, e ka goditur nga prapa automjetin e palëvizshëm ushtarak. Me këtë rast, dy gra e kanë humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë janë plagosur rëndë.

Të dy viktimat ishin në veturën e regjistruar në Francë. Identiteti i personave të vrarë ende nuk dihet. Tashmë kanë filluar hetimet më të hollësishme për ndriçimin e plotë të rastit.
Në vendngjarje kanë dalur një kontigjent i madh i Policisë Kantonale St.Gallen, ekipe të shpëtimit dhe departamenti zjarrfikës lokal. Gjithashtu, janë mobilizuar edhe dy helikopterë shpëtimi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...