Toni Domgjoni synon të bëhet pjesë e Barcelonës

Date:

Falë punës së palodhur, Toni Domgjoni (21) është bërë një lojtar sekret kyç tek ekipi i FCZ. Tani „Xha Toni“ dëshiron të shkojë një hap më tej.

Termi „Xha Toni“ nënkupton punë stërvitore dhe sukses të madh në sportet botërore. Sepse është xhaxhai Toni Nadal (58) i cili, si trajner i Rafael Nadalit, e formoi spanjollin në një superyll tenisi.

Tani FCZ ka edhe xha Tonin e tij. Kur luan Toni Domgjoni (21), familja e tij zhytet në ethe. Prindërit, dy motrat e tij më të mëdha – dhe nipi i tij. «Motra ime më e madhe është e martuar dhe që një vit jamë bërë dajë. Nipi im është një motiv i shkëlqyeshëm për mua“, thotë mesfushori, i cili e kishte kohën më të madhe në FCZ në raundin paraprak, me 1336 minuta në ligë, shkruan „Blick“.
Tashmë, Toni kohë të gjatë është lojtari sekret kyç i trajnerit të FCZ, Ludovic Magnin, gjithashtu edhe të shtunën kundër Lucernit: Toni është shpërndarës i topave, vrapues në distanca të gjata dhe luftëtar këmbëngulës. Pavarësisht moshës së tij të re, me 21 vite Toni është një lojtar me përvojë. Ai thotë:

“I ri apo i moshuar nuk ka rëndësi në futboll. Ka të bëjë me punën. Me Simon Sohmin njihemi më herët, kemi shkuar në të njëjtën shkollë sportive në Oerlikon. Ne vazhdojmë mirë dhe mbështesim njëri-tjetrin».

Si duket, Toni e ka internuar stërvitjen e vështirë me mënyrën e xhaxhait spanjoll Toni. Ai konsiderohet një përbindësh i vërtetë për kondicion fizik në ekip. Pothuajse nuk lëndoohet asnjëherë. Falë trajnimit shtesë, transmeton Shtegu.ccom. Gjumit shtesë për relaksim. Dhe një regjim i rreptë i ngrënies. „Ushqimi i duhur është shumë i rëndësishëm për një atlet profesionist“, thotë futbollisti me origjinë kroate me rrënjë kosovare. Ai preferon të hajë oriz me salmon ose pulë.

Megjithë vlerën e tij të tregut, e cila është rritur në 1.75 milion franga zvicerane, sipas specialistëve të të dhënave të SofaScore. Toni ka edhe një dëshirë: „Qëllimi im i radhës është shënimi i golit të parë në këtë sezon“.

Se çlfarë do të sjellë e ardhmja? Klubi i preferuar i Tonit është Barcelona – ku vëllai i xhax Toni, Miguel Angel Nadal luajti për vite me radhë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...