Në cilat vende në Europë mund të pini ujë nëpër çezme?

Date:

Në cilat shtete europiane mund ta mbushni shishen tuaj në çezme dhe ku duhet të keni kujdes? Krahasimi.

Shumë kohë, para dhe plastikë mund të kursehen gjatë pushimeve nëse sillni vetë shishen e ujit dhe e mbushni direkt në çezme ose burim. Në të njëjtën kohë, pirja e ujit të kontaminuar është shkaku më i zakonshëm i sëmundjes së udhëtimit. Prandaj është e rëndësishme të informoni më parë veten tuaj: A mund të pi ujë çezme në vendin përkatës pa hezitim?

Platforma e udhëtimit TripSavvy tregon se në cilat vende europiane pirja e ujit është pa rrezik dhe ku duhet të keni kujdes, informon Shtegu.com. E rëndësishme për t`u theksuar: Edhe nëse uji i çezmes konsiderohet „i pasigurt“, nuk do të thotë se është i ndotur ose i kontaminuar. Por udhëtarët mund të reagojnë dobët sepse nuk kanë zhvilluar të njëjtin imunitet ndaj mikrobeve të caktuara si vendasit. Përmbledhja e Europës:

Vendet ku mund të pini ujë nëpër çezme pa ndonjë rrezik:

• Andorra
• Austria
• Belgjika
• Britania e Madhe
• Çekia
• Danimarka
• Estonia
• Finlanda
• Franca
• Gjermania
• Gjibraltari
• Greqia (me përjashtim të ujdhesave)
• Irlanda
• Islanda
• Italia
• Kroacia
• Letonia
• Liehtenshtajni
• Lituania
• Luksemburgu
• Malta
• Maqedonia e Veriut
• Monako
• Holanda
• Norvegjia
• Polonia
• Portugalia
• San Marino
• Suedia
• Sllovakia
• Sllovenia
• Spanja
• Vatikani
• Zvicra

Vendet ku duhet patur kujdes:

• Armenia
• Azerbejxhani
• Bjellorusia
• Bosnja e Hercegovina
• Bullgaria
• Gjeorgjia
• Hungaria
• Kazakistani
• Kosova
• Mali Zi
• Moldavia
• Qiproja
• Rumania
• Serbia
• Shqipëria
• Ukraina
• Ujdhesat greke

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...