Tmerrohen zviceranët, udhëtimi i delegacionit të tyre në Kosovë kushtoi 34 mijë franga
04:11:45 2016-11-21
Një delegacion njëmbëdhjetanëtarësh i politikanëve zvicerane, ka udhëtuar për në Kosovë me avionin e Këshillit federal zviceran. Kostoja e udhëtimit: 34.000 franga zvicerane.
Avionët e Këshillit federal zviceran janë të rezervuar vetëm për udhëtime të Qeverisë. Por, në rast se ndonjë politikan, këshilltar i buxhetit të armatës në Këshillin federal do të udhëtojë jashtë vendit, edhe parlamentarëve u mundëson udhëtimin komfort me Falcon-Jet. Kështu ndodhi javën që kaloi: Një delagcion njëmbëdhjetanëtarësh të këshilltarëve nacionalë dhe senatit zviceran, ka udhëtuar për një vizitë dyditore për në Kosovë, për vizitë trupave zvicerane të Swisscoy. Gjithçka do të kishte qenë në rregull, po që se në mesin e tyre të gjendej edhe ministri zviceran i Mbrojtjes, Guy Parmelin.
Një orë fluturimi me këtë avion kushton 8.600 franga, që do të thotë se shkuarja dhe kthimi në Kosovë ka kushtuar së paku 34.000 franga. Nga ana tjetër, një udhëtim për në Prishtinë me kompaninë „Swiss“ mund të kushtojë 200 franga. „Blick“ habitet se si ata nuk e kanë zgjedhur një avion të rregullt, ndërsa Ministria e Mbrojtjes (VBS) nuk ka dhënë përgjigje në këtë pyetje, përcjellë „Shtegu.com“.
Këshilltarja nacionale nga radhët e FDP-së, Corina Eichenberger, nuk ka vërejtur ndonjë problem në udhëtimin e shtrenjtë. Udhëtimin në fjalë e ka organizuar VBS. „Është shumë e natyrshme që avioni të përdoret e jo të qëndrojë në vend. Për ne parlamentarët është njësoj nëse udhëtojmë në Kosovë me avion të Këshillit federal, apo me linjë të rregullt“, ka pohuar Eichenberger. Në Kosovë ata kanë fjetur në qendrën ushtarake zvicerane, e jo në hotel.
Sipas Eichenberger, vizita e tyre ka qenë një pasqyrë e mirë për angazhimin e ushtarëve zviceranë. „Në Kosovë, ata respektohen dhe vlerësohen shumë“.