Zekolli: Doracak për mërgimtarët nga Maqedonia që nuk kanë mundësi të votojnë

39 Lexime

15:36:52              2016-11-20

 

 

 

 

Në prag të zgjedhjeve në Maqedoni

Doracak për mërgimtarë

Unë, (emri dhe mbiembri+data e lindjes+ numri personal) deklaroj se deri tani nuk kam pranuar fletëvotim dhe rrjedhimisht edhe nuk do të kem mundësi as të votoj.

Arsye është fakti se jetoj dhe punoj jashtë shtetit, ashtu siç janë edhe shumë tjerë. Pra në mërgim. Nuk besoj se do kam mundësi të vi për të votuar. Që është edhe e kuptueshme duke i patur parasysh obligimet profesionale në vendin ku jetoj dhe punoj.

Që të mos ndodh ndonjë defigurim eventual i përqindjeve ku mund të gjendet emri im, ku nuk dua të jem pjesëmarrës, përkujtoj këshillat zgjedhorë se në mungesën time fizike në vend dhe pa mandat të dhënë zyrtarit profesionalisht të kualifikuar dhe të autorizuar, vota ime nuk ka mundësi t’i shkojë askujt.

Ligji parashef edhe konsekuenca legale, të cilat mund të aplikohet edhe me automatizëm nga organet mbikqyrëse të pavarura vendore apo ndërkombëtare, po qe se dyshohet dhe ka tregues për fryerje ose çfryerje të rezultateve përfundimtare eventuale dhe deformim të rezultatit real në krahasim me qytetarët prezent fizikisht.

NB. Mund të bëni copy-paste për të ua dërguar këtë tekst miqve, të afërmëve ose familjarëve që jetojnë në botën e jashtme, që të bëjnë edhe ato kontributin e tyre për votim transparent dhe objektiv. Dhe njëkohësisht edhe të mbrohen nga uzurpimi i identitetit të tyre nga formacione që jo doemos reflekton edhe preferencën e tyre. Ose thjesht preferon abstenimin.

PS. Jeni të lirë të bëni edhe përkthim në gjuhët sipas vlerësimit tuaj.

 

Nga postimi i profilit në FB të

Shani Zekollit