Tmerr në Hamburg: Babai i pret fytin të bijës dyvjeçare

40 Lexime

07:36:47              2017-10-24

 

 

 

 

Mbrëmjen e së hënës, në Hamburg të Gjermanisë ka ndodhur një krim i vërtetë. Një vajzës dyvjeçare i është prerë fyti, ndërsa autori i dyshuar mendohet të jetë babai i saj. Sipas të dhënave policore, ai është në arrati

 

Një krim mizor ka goditur Hamburgun, pasi një prind e ka vrarë të bijën e vet dyvjeçare dhe gjendet në arrati!
Rreth orës 21.00 të së hënës, policia dhe ekipet e shpëtimit janë alarmuar në lagjen Neuwiedenthal të Hamburhut. Para tyre është shfaqur një pamje e tmerrshme.
Sipas informatave të „Bild“, një vogëlushes dyvjeçare i është prerë fyti, njofton „Shtegu.com“. Autori i dyshuar është babai i saj dhe gjendet në arrati.
Nëna e fëmijës e cila gjithashtu është gjetur në banesë, ka përjetuar shok të vërtetë dhe menjëherë është dërguar në spital.
Hetuesit gjermanë kanë filluar hetimet e menjëhershme, duke kërkuar autorin me të gjitha mjetet e mundshme. (Shtegu.com)