Theret me gërshërë nga bashkatdhetari një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Austri

Date:

Një mosmarrëveshje që u shkaktua të të hënën në mes dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut doli jashtë kontrollit në ëiener Strasse të Linzit në Austri

Gjatë festës publike u shkaktua bjë grindje mes dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut, kur njëri nga ta (29) e bëri për spital bashkatdhetarin e tij 53-vjeçar: dy burrat u përleshën në një lokal në ëiener Strasse në Linz rreth orës 14:45. Sfondi i sherrit, të martën ishte ende objekt hetimi, transmeton portali Shtegu.

Mosmarrëveshja u përshkallëzua deri në atë pikë sa i riu goditi kundërshtarin e tij të paktën një herë pas shpine me një palë gërshërë.

53-vjeçari u trajtua në vend nga ekipet e shpëtimit dhe u dërgua në spital. Gjendja e tij të martën u përshkrua si e qëndrueshme dhe tashmë ishte e mundur të intervistohej, tha policia në përgjigje të kërkesës së gazetës „OÖN“.

Autori u arrestua pas një arratisjeje të shkurtër dhe u dërgua në qendrën e paraburgimit të policisë së Linzit. Ai ka deklaruar se 53-vjeçari ka dashur ta sulmojë me thikë, për këtë arsye ka kapur gërshërët dhe e ka goditur me to. Arma e krimit është sekuestruar dhe policia po vijon hetimet. Zyra e prokurorit publik urdhëroi një kallëzim të përgjithshëm, tha policia të martën pasdite.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...