Thaçin e lirova unë

Date:

Ish-shefi i SHISH- Fatos Klosi ka deklaruar se Hashim Thaçi është arrestuar në Shqipëri në vitin 1997. Por, Xhavit Haliti, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për “Zërin” se Thaçi u ndalua në vitin 1997 nga policia shqiptare dhe që nuk ka qenë i arrestuar. Sipas Halitit, ndalimi i Thaçit nuk kishte qëllime për të goditur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndër të tjera Haliti thotë se për lirimin e tij ka ndërhyrë vetë ai.

“Kjo punë dihet botërisht, Hashim Thaçi ka qenë i ndaluar në vitin 1997. Në atë kohë kanë qenë turbullirat e famshme, si dalja e armëve. Thaçi është ndaluar nga policia shqiptare dhe jo arrestuar, arsyeja e ndalimit ka qenë bartja e armëve, dhe për këtë ndalim kam intervenuar unë për t’u liruar Thaçi. Nuk mendoj se ka qenë ndonjë qëllim që të goditet UÇK-ja sepse ne kemi pasur segmentet e shtetit por secila polici e shtetit kur ndalon persona me armë e shoqëron në polici”, thotë Haliti. Shekulli.al

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...