Tetë vite e tre muaj burg shtetasit të Maqedonisë që theri brazilianin

50 Lexime

07:02:01                   2017-03-29

 

 

 

 

 

Gjykata e krimeve të rënda në Lucern të Zvicrës, ka dënuar një shtetas 35-vjeçar të Maqedonisë me tetë vite e tre muaj burg, pasi në vitin 2009, në Hohenrain ka vrarë një shtetas brazilian.

 

 

 

 
Në gusht të vitit 2009, tre shtetas brazilian janë sulmuar nga një grup të rinjsh nga Ballkani. Me këtë rast është vrarë me thikë një brazilian i moshës 24-vjeçare. Fillimisht, dyshohej se autori i krimit ka qenë një kosovar 30-vjeçar, mirëpo sipas dëshmive të tre brazilianëve të tjerë, Gjykata ka shpallur fajtor kryesor shtetasin e Maqedonisë, shkruajnë mediet zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Një kosovar 25-vjeçar është dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg, për shkak të sulmit ndaj personit tjetër, pasi ai paraprakisht ishte goditur me një grusht në fytyrë, ndërsa ka dashur të revanshohet.

 

 

 

 

I akuzuari i tretë, një kosovar 30-vjeçar është dënuar me dy vite e gjashtë muaj burg. Një javë pas ngjarjes, ai ishte kthyer në Kosovë, por sërish kthehet në Zvicër, pasi dy të akuzuarit e tjerë e kanë ngarkuar ate për rastin.

 

 

 

 

Gjykata nuk iu është përmbajtur kërkesës së Prokurorisë e cila ka kërkuar dënime më të rrepta. Mbrojtësi i të akuzuarve ka kërkuar dënime më të buta, por edhe lirimin nga akuza.