Tërmeti prej 4,5 ballësh „shkund“ Austrinë

49 Lexime

Të mërkurën në mëngjes, në Steiermark të Austrisë është dridhur toka. Tërmeti ka qenë me një magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter

Siç raporton Instituti Qendror për Meteorologji dhe Gjeodinamikë (ZAMG), tërmeti ndodhi rreth orës 08.30 të mëngjesit, në rajonin Admont në Seiermark. Tërmeti ishte në një thellësi prej rreth tetë kilometrash dhe kishte një fuqi prej 4.5 të shkallës Rihter.

Tërmetet në Austri ndodhin herë pas here, por këto janë mjaft të dobëta në shkallën Rihter dhe rrallë e tejkalojnë fuqinë e 1, transmeton Shtegu.com. Tërmeti i së mërkurës në Steiermark, me një fuqi prej 4.5 ballësh, padyshim është një nga më të fortët dhe ka të ngjarë të jetë vërejtur nga popullata.

Sipas „ORF Steiermark“, tërmeti mund të ndjehej qartë në zonën e epiqendrës rreth gjashtë kilometra në perëndim të Admont. Tërmeti thuhet se është ndjerë edhe në pjesë të tjera të Austrisë.

Në ndërtesa janë të mundshme dëmtime të lehta në zonën e epiqendrës, por deri më tani nuk është raportuar asnjë dëm, vazhdon raporti.