Në shtator të vitit 2020 do të hiqet fletpagesa e deritanishme

Date:

Është caktuar data përfundimtare e tërheqjes së fletëpagesës: Mënyra e pagesës përfundon më 30 shtator 2022

Në Zvicër së shpejti do të shfuqizohen fletëpagesat e kuqe dhe ngjyrë portokalli. Postfinance do të tërheqë nga tregu të dy mënyrat e pagesës më 30 Shtator 2022. Sipas një komunikate nga banka, më pas, në vend të tyre duhet të përdoren fletpagesa QR dhe elektronike.

Institucionet financiare zvicerane tashmë kanë adaptuar zgjidhjet e tyre mobile dhe e-banking në mënyrë që pagesa digjitale me fletpagesë QR të jetë e mundur për klientët privatë dhe të korporatave. Ata që ende preferojnë të paguajnë në sportel, përsëri mund ta bëjnë këtë me fletpagesë QR.

„Për paguesin e faturës në të vërtetë asgjë nuk ndryshon“, thekson zëdhënësi i Postfinance Johannes Möri, për „20 Minuten“. Fatura do të duket ndryshe në të ardhmen, por mund të paguhet njësoj si më parë.

Dosja klasike e pagesës përdoret edhe më tej gjerësisht në Zvicër: në vitin 2019, Postfinance regjistroi 713 milionë transaksione me fletëpagesën e kuqe dhe ngtjyrë portokalli, transmeton Shtegu.com. Shifrat duhet të jenë në një diapazon të ngjashëm edhe në vitin 2020, por ato nuk janë ende publike.

Heqja e fletëpagesës ka për qëllim të kontribuojë në dixhitalizimin e transaksioneve të pagesave. Me fletpagesën QR dhe ate elektronike,Six Group dëshiron të përmbushë kërkesat e rritura të pajtueshmërisë dhe proceseve të automatizimit.

Për kompanitë që nuk janë marrë ende me metodat e reja të pagesës, tani është koha e duhur. Postfinance rekomandon të kontaktoni menjëherë partnerët e bankës dhe softuerit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...