Në orën 0.30 pas mesnate, në shtetin gjerman të Baden-Württembergut eshte dridhur toka me një fuqi prej 4.1 balle.
Shërbimi sizmiologjik zviceran në ETH Cyrih, te marten regjistroi një tërmet në jug të Gjermanisë. Epiqendra ishte rreth 16 km në veri të Albstadt në shtetin gjerman të Baden-Württemberg.
Tërmeti ndodhi rreth 0.30 pas mesnate me një fuqii prej rreth 4.1 ballesh sipas shkallës Rihter, shkruajne mediat gjermane, informon Shtegu.com. Ky tërmet gjithashtu eshte ndjerë në pjesë të Zvicrës, njoftoi ETH Cyrih. Në rast të një tërmeti të kësaj shkalle, dëmtime të vogla janë të mundshme në afërsi të epiqendrës.

