Rezultatin më të lartë në Bernë me 33 077 vota, në zgjedhjet e 20 nëntorit, e arriti Franziska Teuscher, e ndjekur nga Kruit me 31 411 vota. Von Graffenried mori 31 053 vota dhe Aebersold 30 227 vota. Reto Nause u rizgjodh me 14 400 vota
Zgjedhjet për kryetar bashkie morën rezultatin e qartë të pritur. Von Graffenried, i cili është në këtë pozitë që nga viti 2017, u rizgjodh me 93.5 për qind të votave, informon Shtegu.com. Vetëm politikani Stefan Theiler e kishte sfiduar, por ai shkaktoi një skandal në bashkinë e Bernës: Për shkak se nuk dashti të vendosë maskën mbrojtëse, policia e mori me vete.
Me këtë rast, Teuscher i ka falënderuar të gjithë ata që ia dhanë votën: „1 000 herë falënderime për të gjithë qytetarët e Bernës që votuan për mua dhe për të gjithë njerëzit që më mbështetën! Jam vërtet e lumtur për rezultatin tim të shkëlqyeshëm dhe gjithashtu që Aleaqnca #RGM i ka mbajtur 4 vendet“, ka shkruar Teuscher në profilin e saj në Facebook.

