Temë e ndjeshme: A po myslimanizohet Europa ?!

70 Lexime

Numri i myslimanëve në mbarë botën është gjithnjë në rritje e sipër. Edhe në Zvicër vërehet dukshëm tendenca e rritjes: Në periudhën në mes të viteve 1990 dhe 2010, numri i myslimanëve është rriutr nga 148.000 në 433.000.

Ata vijnë nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Shumica e refugjatëve të cilët janë rrugës për në Europë, janë nga vendet myslimane.
Me këtë migrim, numri i myslimanëve në Europë është duke u rritur. Lidhur me këtë, e përditshmja zvicerane „Blick“, shpalos disa fakte, të transmetuara nga „Shtegu.com“.
Në shkollën e mesme në Vjenë të Austrisë (arsim i detyruar i moshës prej 10- deri 14-vjçare) në ndërkohë ka më tepër nxënës që i përkasim islamit se sa katolikë.
Në qytetin e dytë anglez për nga madhësia Birmingham, më tepër lindin foshnje myslimane së sa krishtere.
Vitin e kaluar, në Londër emri më i shpeshtë i djemve ishte Muhammad. Ndërsa në vendin e dhjetë: Mohammed.
Kancelarja federale gjermane, Angela Merkel në një rast kishte deklaruar: „Është më se e qartë se Islami ka depërtuar në Gjermani“. Për te është e qartë: Gjermania do të ndryshojë.
Qendra hulumtuese amerikane „Pew Research Center“, për vitin 2050 në Europë parasheh një shifër prej dhjetë për qind të myslimanëve. Çka do të thonë këto tendenca? A duhet llogaritur se së shpejti do të krijohen shoqëri paralele dhe se do të shkatërrohet sundimi i ligjit?

 

Eksperti zviceran i migrimit, Etienne Piguet nga Universiteti i Neuchatelit e relativizon situatën. Ai beson se nuk do të ketë islamizim të Europës. „Pavarësisht numrit të madh të migrimit aktual, në shumë vende të Europës po vërehet rënie e numrit të myslimanëve“.
Kjo vlen posaçërisht për Zvicrën. Sipas Piguet, numri i shtimit të migrimit tash është një e kaluar: „Kulminacioni i migrimit ishte gjatë viteve 60-të me rastin e dekolonializimit të Francës, si dhe gjatë viteve 80-të kur shumë njerëz kishin ardhur nga Turqia dhe ish Jugosllavia“.
Profesori i gjeografisë ka shtuar gjithashtu se besimi i fortë i shumicës së myslimanëve të cilët vijnë në Europë, dobësohet. Ata gjithashtu nuk lindin shumë. Piguet: „Pak pasi të arrijnë në Europë, shkalla e lindjes fillon të zbresë relativisht shpejt, ndërsa në gjeneratën e dytë do të zbresë edhe më tej“.

 

Sa i përket sundimit të ligjit, jo të gjithë migrantët e përcjellin sistemin ligjor europian. Rreth njëqind vendime të rasteve në Britani të madhe, janë sjellur në përputhje me ligjin islam. Këto shoqëri paralele janë një brengë e madhe e Organizatës për të drejtat e njeriut „Human Rights Sorgen“, pasi në këtë rast rrezikohet barazia gjinore mes meshkujve e femrave.