“Të ndërpritet vdekja në Mesdhe”, manifestim emocional i zviceranëve në kryeqytetin helvet

Date:

Më 7 janar të vitit 2020, përfaqësuesit e rrjetit solidar zviceran “Solinetze.ch” dhe rrjeti për migrantë “migrationscharta.ch” dorëzuan peticionin „Të ndërpritet vdekja në Mesdhe!“, në Zyrën Federale në Bernë. Me këtë peticion, ata dhe rreth 24,500 personat që e nënshkruan atë, nga Këshilli Federal dhe Parlamenti kërkojnë që të marrin masa të menjëhershme për të siguruar që njerëzit në nevojë në Detin Mesdhe të shpëtohen dhe të priten shpejt dhe në mënyrë të duhur. Kërkesat e tyre janë:

1. Zvicra duhet të marrë pjesë në zhvillimin e një sistemi europian të organizuar dhe të financuar të shpëtimit civil në det.

2. Zvicra duhet të bëjë fushatë për shpërndarjen e njerëzve të shpëtuar nga problemet në det. Gjatë kësaj, duhet të respektohen parimet humanitare dhe kushtetuese.

3. Këshilli Federal dhe Parlamenti zviceran duhet të krijojnë bazat themelore ligjore që do të mundësonin pranimin e shpejtë dhe të decentralizuar të refugjatëve me varkë në Zvicër.

Para dorëzimit të peticionit, pjesëmarrësit me rreth dyqind persona, në mënyrë simbolike mbajtën një manifestim emocional dhe simbolik në sheshin “Ëaissenhaus” të Bernës. Ata ishin pozicionuar në heshtje me 35.997 emrat e të gjithë atyre që kishin vdekur gjatë rrugës për në Europë në vitet e kaluara. Emrat u shkruan nëqershor të vitit 2019 në pjesë të stofit dhe u varën rreth kishës “Heiliggeistkirche” në Bernë. Edhe sot e kësaj dite, kjo ka një efekt të trishtuar, dërrmues. Shumë kalimtarë u befasuan dhe u shqetësuan nga numri i pabesueshëm i njerëzve që duhej të vdisnin në Mesdhe, pasi BE-ja nuk ndjehet përgjegjëse. Me këtë veprim, nënshkrimet iu dorëzuan Këshillit Federal zviceran dhe politikanëve iu kërkua të mobilizoheshin!

Në konferencën për media, e cila u zhvillua në lidhje me dorëzimin e peticionit, u paraqit edhe një letër nga rrjeti migrationscharta.ch ku u kërkohej drejtuesve të kishave të reformuara dhe atyre katolike që kishat e Zvicrës duhet të marrin pjesë financiarisht në kuadër të kishave gjermane, në mënyrë që të jenë aktive për të marrë pjesë në shpëtimin e migrantëve në det. Në Gjermani, tashmë janë bashkuar 150 organizata në projektin “unied4rescue” të iniciuar nga kisha ungjillore. Nga fundi i janarit, parashihet të blihet anija „Poseidon“ në pronësi të shtetit Schleswig-Holstein. Anni Lanz dhe Mattea Meyer – mocioni 19.3479 i të cilëve „Të ndërpritet vdekja në Mesdhe!“ do të përkrahet, gjithashtu ishin të pranishëm në konferencën për shtyp. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...