Qeni i tërbuar mbyt një grua zvicerane dhe kafshon një police

Date:

Pasditen e hershme të ditës së martë, një grua është gjetur e vdekur në Auboranges të Zvicrës, në një park trajnimi për qenë. Pranë saj ka qenë një qen dhe është dashur të vritet nga policia zvicerane, pasi ai e sulmoi dhe e kafshoi një oficere policie. Policja e plagosur u dërgua me ambulancë në spital. Tashmë është hapur një hetim për të përcaktuar rrethanat e kësaj tragjedie.

Të martën, më 7 janar 2020, rreth orës 14:30 pasnesër, një dëshmitar kërkoi ndërhyrjen e policisë kantonale, për shkak të një personi të pavetëdijshëm të shtrirë në një park trajnimi për qenë në Auboranges. Në vendngjarje, zyrtarët gjetën një grua të shtrirë në tokë brenda parkut, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.
Ajo nuk po tregonte më shenja jete. Sidoqoftë, policia nuk ishte në gjendje t’i afrohej viktimës sepse pranë saj ndodhej një qen i rrezikshëm.

Papritmas, ai vrapoi nëpër park dhe iu vërsul polices, të cilën e kafshoi në krahun e majtë. Polici i dytë i pranishëm nuk kishte tjetër zgjidhje veçse ta vriste qenin me armën e tij të shërbimit.

Paramedikët që mbërritën në vend, kishin mundësi t`i afroheshin viktimës dhe të konstatonin vdekjen 45-vjeçares.
Policja e lënduar është dërguar në spital nga një ambulancë, por lëndimi i saj nuk është i rrezikshëm për jetë.
Sipas hetimeve të para, pronari i qenit ishte në parkun e trajnimeve për qenë. Në një moment, qeni dyshohet të ketë sulmuar dhe plagosur për vdekje gruan, për një arsyederi më tani të panjohur.

Zyra lokale e sigurisë dhe ushqimit veterinar (LSVË) ka filluar hetimet e para në lidhje me qenin e vrarë. LSVË aktualisht është duke bërë kontrolle në mënyrën e mbajtjes së kësaj kafshe.

Prokuroria ka hapur një hetim për të përcaktuar rrethanat e sakta që çuan në tragjedi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...