Zeneli katërvjeçar pritet të varroset të martën në Kosovë

Date:

11:22:08                   2019-05-27

 

 

Asman M. (44) e humbi fëmijën e tij të vetëm. Zenelin katërvjeçar i cili u mbyt duke luajtur në Aabach në Möriken-Wildegg AG. Tani babai kërkon që të vendoset një gardh midis bllokut të banesave dhe lumit.

Asman M. (44) nuk gjen fjalë. Dhimbja për humbjen e djalit të tij të dashur Zenelit katërvjeçar, është e thellë. „Po ndjehem shumë keq“, ka deklaruar të dielën për „Blick“ babai. Ai ndjehet më i lehtësuar për shumë të afërm dhe shokë që kanë ardhur tek ai dhe bashkëshortja e tij Burbuqe (42) në Niederlenz AG, për t`i dhënë ngushëllime.

Burbuqe M. është në gjendje edhe më të keqe se bashkëshorti i saj. Ajo është nën përkujdesje të të afërnve. Të enjten e kaluar, ajo e përjetoi zhdukjen e papritur misterioze e djalit të saj duke luajtur në shesh lojërash në ish vendin e banimit në Möriken-Wildegg rreth orës 16:30, me ç`rast pësoi tronditje.

Nëna e Zenelit e kishte lajëmruar policinë, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com. Pas kësaj kishte filluar një operacion i madh kërkimi që zgjati deri natën vonë. Atëbotë, babai kishte deklaruar: „Jemi të shkatërruar“, duke shpresuar se fëmija do të gjendej gjallë.

Por, më kot. Pasditen e së premtes, nga punëtorët e hidrocentralit në Villnachern AG, Zeneli u gjend i vdekur në ujërat e lumit Aare.

Policia shpejt konstatoi se Zeneli kishte rënë në Aabach duke luajtur dhe si rezultat i kësaj, ishte mbytur. Për shkak të shiut të dendur në ditët e fundit, lumi ka pasur shumë ujë dhe një rrymë të fortë.

Vallë, a e ka parkuar katërvjeçari biçikletën e tij për të parë rrjedhën e lumit?!

Një gjë është e sigurt: Para bllokut të banesave pranë Aabach, majtas dhe djathtas janë të vendosur gardhe. Por në mes nuk ka asgjë, qasja në përrua është e hapur deri në 50 metra.

Sipas Tele M1, banorët kishin kërkuar disa herë një gardh mbrojtës tek përgjegjësit e banimit, por pa asnjë dobi, përcjell Shtegu.com. Tani po përgatitet një fushatë për grumbullimin e nënshkrimeve.

Babai i Zenelit, i cili e humbi fëmijën e tij të vetëm atje, idejën për vendosjen e një gardhi gjithashtu e sheh të arsyeshme. „Kjo do të ishte mirë. E përkrahi domosdoshmërisht“, tha Asman M. Në Aabach gjithmonë ka shumë fëmijë dhe ky vend është shumë i rrezikshëm: „Në Aabach nuk duhet të vdes më asnjë fëmijë“.

Prindërit nuk e kanë varrosur ende fëmijën, pasi ata duhet të presin në marrjen e kufomës. „Zeneli është ende në mjekësinë ligjore“, thotë babai i tij. Ende po zhvillohen hetime. Ai dhe bashkëshortja e tij shpresojnë se ato të përfundojnë të hënën. Asman M .: „Atëherë, të martën mund ta varrosim Zenelin tonë në atdheun tonë të Kosovës“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...