Edhe FC Kosova Schongau në një rang më të lartë të futbollit gjerman

229 Lexime

18:24:28             2019-05-26

 

 

FC Kosova Schongau ka arritur një fitore 4:0 në përfaqësimin e dytë të SV Wessobrunn-Haid. Të pranishmit ishin të mendimit se SV Wessobrunn-Haid II në lojë ka qenë autsjader, kështu që rezultati nuk e befasoi askend. FC Kosova Schongau kishte qenë superior në të gjitha aspektet në ndeshjen e parë kundër SV Wessobrunn-Haid II dhe siguroi një fitore prej 6-0.

FC Kosova Schongau kaloi në avantazh përmes Alban Veliut në minutën 21`. Para dhjetëra shikuesve, Dardan Veliu i tregoi nervat e tij të forta kur rezultatin e dyfishoi përmes një penalltie për 2: 0. Alban Veliu e shënoi golin e tij të dytë para pushimit (41′). FC Kosova Schongau përcaktoi qartë se kush është favorit që në pjesën e parë. Rrjedhimisht, FC Kosova shkoi në pushim me një avantazh të dukshëm. Stephan Kopp nga SV Wessobrunn-Haid II bëri një ndryshim në pjesën e dytë: Në vend të Robert Koehler, në lojë u inkuadrua Georg Guggemos. Mirëpo, edhe kjo nuk ndikoi shumë në lojë, pasi Migjen Krasniqi u përkujdes që të ngritë rezultatin në 4:0 në minutën 77` duke mos e vënë në dyshim fitorenn e mysafirëve të FC Kosova Schongau, informon Shtegu.com. Ishte një performancë e fortë e FC Kosova Schongau që i mundësoi të realizoj një fitore të sigurt kundër SV ëessobrunn-Haid II.

Sezoni i suksesshëm i FC Kosova Schongau është pasqyruar në tabelë: Ekipi i Abdullah Dergutit ka zënë një vend në tabelë që vitin e ardhshëm i mundëson të luaj në një rang më të lartë të garave. Gjatë këtij sezoni, FC Kosova Schongau ishte mbështetur kryesisht në mbrojtjen e saj duke pranuar gjithsej 19 gola, njofton Shtegu.com. Për katër ndeshje me radhë, FC Kosova Schongau ka qenë e pamposhtur. Për FC Kosova Schongau pothuajse gjithçka shkoi sipas planit në këtë sezon, siç dëshmon statistika mbresëlënëse prej njëmbëdhjetë fitoreve, katër barazimeve dhe vetëm tre humbjeve.