Restorantet në Bernë të shtunën do të jenë të mbyllur. Me këtë, gastronomët duan të japin një shenjë kundër shtrëngimit të vazhdueshëm të masave të koronavirusit Gatsronomët e Bernës tashmë janë lodhur nga masat mbrojtëse të koronavirusit.
Të shtunën e ardhshme do të protestohet. Në një ditë kur në qytet do të ketë shumë kalimtarë për shkak të blerjeve të Krishtlindjeve. Pra, që nga fillimi i pandemisë Covid 19, në sektorin e hotelierisë janë vendosur shumë masa. Shtrëngimi i fundit tani është thjesht i tepërt. Gastronomët e Bernës do të duhet t`i mbyllin lokalet e tyre në ora 21:00. Dhe u lejohet të presin maksimumi 50 mysafirë.
„Vështirë se mund t’i përballojmë ndryshimet e vazhdueshme dhe shtrëngimin e masave afatshkurtra“, shkruajnë gastronomët. Kërkesat e tyre: të mbyllen restorantet dhe kompensohen në mënyrë të drejtë. Ose masa të arsyeshme që lejojnë punë të denjë, informon Shtegu.com. Ata gjithashtu duan kompensim 100 për qind afatshkurtër për pagat nën 4 000 franga në muaj. Dhe një zgjidhje detyruese për qira restorantesh që gjithashtu i bën pronarët përgjegjës.

