E dëbuan nga ahengu ku po pinin alkool, kosovari vret një 19-vjeçar në Gjermani

Date:

Të premten rreth orës 01.45 të mëngjesit, një djalosh 19-vjeçar ishte viktimë e një sulmi me thikë në shkallët përpara banesës së tij, në lindje të Karlsruhe. Nga plagët e marra, ai vdiq në vendngjarje. Kështu u komunikua nga policia dhe zyra e prokurorit publik në Karlsruhe

Po atë natë, rreth orës 05.00 të mëngjesit, një 19-vjeçar i dyshuar u arrestua nga policia në rrugën August-Dürr-Strasse. Në rastin e të dyshuarit pak të dehur, oficerët gjithashtu siguruan armën e pretenduar të vrasjes. Me kërkesë të prokurorit të Karlsruhes, adoleshenti nga Kosova të premten është sjell para gjykatësit.

Sipas hetimeve të mëparshme, në banesën e viktimës 19-vjeçare ishin takuar disa të rinj gjatë natës për të konsumuar alkool së bashku. Sipas rrëfimeve të para të dëshmitarëve, i akuzuari ishte gjithashtu në banesën e viktimës dhe nga viktima u kërkua që të largohej nga ahengu. Gjatë një debati verbal në shkallët e banesës, personi i refuzuar tërhoqi një thikë dhe goditi disa herë pjesën e sipërme të trupit dhe krahët e pronarit të banesës, informon Shtegu.com.

Përderisa sulmuesi i dyshuar u arratis, dëshmitarët u përpoqën ta shpëtonin 19-vjeçarin dhe u mbështetën pak më vonë nga oficerët e policisë të cilët ishin thirrur. Megjithatë, deri në mbërritjen e një ekipi shpëtimi me një ambulancë, e gjithë ndihma erdhi tepër vonë për viktimën. Hetimet e mëtejshme mbi ngjarjen janë duke vazhduar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...