all

Të gjithë pjesëmarrësit në aksident kishin datëlindjen e njëjtë

34 Lexime

Një aksident komunikacioni që ka ndodhur në Freiburg të Gjermanisë, i ka lënë gojëhapur forcat e rendit publik. Ka mjaftuar vetëm hedhja sy e dokumenteve të pjesëmarrësve në aksident, për t`ju sjellë buzëqeshje policëve

Një gjë e tillë mund të ndodhë një herë në një milion raste. Historia e një aksidenti në Freiburg të Gjermanisë, nuk është më e pazakonshme në krahasim me të tjerët, vetëm se dallohet në një pikë: Datëlindja e tre personave të përfshirë.

Një grua 62-vjeçare, me veturën e saj ka goditur veturën e një 60-vjeçareje tjetë. Sipas komunikatës së policisë, të cilën e transmeton “Shtegu.com”, në këtë aksident nuk është lënduar askush. Për t`i sqaruar gjerat, ato e thërrasin policnë. Pas kësaj ka ndodhur befasia: Nëpunësja policore, duke i shikuar dokumentet e identifikimit, ka vërejtur se që të dyja vozitëset e veturave kanë pasur datëlindjen në të njëjtën ditë, njësoj sikurse edhe policja në fjalë. Procedura e përpilimit të proceverbalit ka zgjatur pak më shumë se zakonisht, jo për kohëzgjatjen e incidentit, por për urimet reciproke të palëve të përfshira në aksident.