Sylvester Stallone do të luajë në një projekt të ri me superheronj

Date:

Sylvester Stallone ka vendosur të futet në zhanrin e superheronjve për filmin “Samaritan”.

Një ditë pasi që filmi i tij më i ri “Rambo: Last Blood” debutoi në vendin e tretë në arkat kinematografike amerikane me një hapje mbresëlënëse prej 19 milionë dollarësh, 73-vjeçari e ka konfirmuar projektin e tij të radhës i cili bën fjalë për një djalë të ri të vendosur për të zbuluar nëse një “superhero mitik“ është gjallë.

Regjisori Julius Avery foli për kastin e tij për Deadline, duke shkruar: „Sly është hero i imi dhe jam jashtëzakonisht i entuziazmuar që do të punoj me një aktor aq ikonik në këtë projekt shumë të veçantë“.

Roli i Stallone në projekt nuk është njoftuar ende, por raportet sugjerojnë se ai do ta portretizojë një superhero të humbur i cili mendohej të ishte i vdekur, shkruan KOHA Ditore.

Filmi do të jetë i pari për Balboa Productions, kompania e Stallone e lansuar me partnerin e tij afarist Braden Aftergood.

Ndërkohë, jo të gjithë e kanë mirëpritur filmin më të ri të Rambos nga Stallone – autori David Morrell, i cili e krijoi personazhin e veteranit-mercenarit të kthyer nga Vietnami në romanin e tij të parë First Blood në vitin 1972, e ka quajtur filmin „një rrëmujë“.

„Jam dakord me vlerësimet për Rambo: Last Blood“, shkruan ai në Twitter. “Filmi është një rrëmujë. Është e turpshme që emri im lidhet me të”.

“U ndjeva i degraduar dhe çnjerëzuar pasi u largova nga kinemaja. Në vend që të ketë shpirt, këtij filmi të ri i mungon shpirti. U ndjeva se isha më pak një qenie njerëzore, sepse e pashë atë film, dhe për ditën e sotme ky është një mesazh fatkeq“, tha David për Newsweek.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...