Super talentja e basketbollit, Dea Hoxha triumfon në turneun FIBA ​​“Challenger“

Date:

Kombëtarja e kadetëve të femrave të Maqedonisë së Veriut, ka përfunduar me sukses dhe fiton turneun FIBA ​​“Challenger“ në Tbilisi, duke treguar paraqitje të shkëlqyeshme.

Basketbollistet e reja të MV festuan fitore ndaj gjithë kundërshtarëve, ndërsa më bindëse ishte ajo kundër Armenisë me 70 pikë diferencë.

Është gjithashtu fitorja rekord e një kombëtareje të MV-së për të rinj në garat europiane.

Njëra ndër basketbollistet më të mira dhe më të spikatura të kësaj kombëtare është edhe vogëlushja 15-vjeçare shqiptare, Dea Hoxha, e cila në këtë turne u dëshmua si një super talente e basketbollit. Ajo është nga Shkupi, ndërsa është aktive te KB Shkupi, nën udhëheqjen e trajnerit Enver Miftari.

Dea është vasha më e re në ekipin e parë të KB Shkupi, ndërsa është edhe nxënëse e shkëlqyeshme në shkollën e mesme, informon portali Shtegu. Më heret ka kënduar dhe dy herë e ka marr vendin e parë dhe një herë e ka marrë çmimin e publikut.

Aftësitë e kësaj talente nuk përfundojnë këtu, pasi Dea luan në flautë për mrekulli dhe në moshën 12-vjeçare ishte kampione në MV me ç`rast e mori vendin e parë në kategori të moshave prej 11 deri 20-vjeçare.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...