Suadi nga Tetova që po ecë drejt piedestalit më të lartë të gastronomisë zvicerane

Date:

Restoranti „Il Grissino“ në qendër të Bernës, në vitin 2022 do të merret nga duar profesioniste. 31 vjeçari Suad Elmazi i cili aktualisht është mikpritës në Beaulieu, do ta merr përsipër picerinë e famshme

Një mëngjes i rehatshëm në restorantin „Beaulieu“ të Bernës: Në një kënd qëndrojnë katër persona, i pesti është ulur përskaj tyre dhe lexon gazetë. Për drekë, kamarieri i përgaitë lugët, thikat dhe pirunët nëpër tavolina dhe e fton një mysafir të rregullt, i cili me miq është duke pirë kafe, për një përshëndetje pas ndryshimit të qiramarrësit. Muajin e fundit, 31-vjeçari Suad Elmazi e mori përsipër restorantin në Länggasse 12.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, i cili është i pajisur edhe me pasaportë zvicerane dhe i cili është duke menaxhuar edhe një restorant në Gäbelbach, tani do të përballohet me sfidën e re. Nga fundi i vititi 2022, ai do të marr përsipër picerinë e famshme dhe të adhuruar „Il Grissino“ në sheshin Weissenhausplatz. Ajo është duke u menaxhuar për 26 vite me radhë nga shqiptari me prejardhje nga Mali i Zi, Nilo Niloviq. Ai nuk do ta vazhdojë më marrëveshjen për qira me pronarin e saj, pasi i ka përfunduar kontrata, siç deklaron për „Berner Zeitung“. Se si do të qëndrojnë punët për shqiptarin nga Mali i Zi, do të tregojë ardhmëria.

Restoranti italian „Il Grissino“ është një lokal me një klientelë të madhe. Njëri nga mysafirët e rregullt thotë: „Këtu dihet se çfarë mund të marrësh dhe kamarierët nuk lënë dëshira të paplotësuara“. Mu gjatë drekës, shumë zyrtarë kthejnë në lokal. Ai i cili kërkon një pushim të qetë për drekë, këtu nuk mund ta gjej në masë të madhe, por më tepër një ambient të zhurmshëm italian. Shumëçka do të mbetet kështu, pohon gastronomi i ri Suad Elmazi, transmeton Shtegu.com.

Ai personalisht vjen nga një familje gastronomike, kështu që do të jetë më logjike në këtë mënyrë të ngritesh në gastronomi. Praktikën e tij të gastronomit, ai e përfundoi në një restorant në sheshin Bärenplatz të Bernës dhe që atëherë është zhvilluar në një mikpritës të pasionuar. Gjatë udhëtimeve të tij në Interlaken dhe Cyrih, roli i tij si mikpritës i pëlqente gjithnjë e më shumë. Ai nuk do të qëndrojë në kuzhinë as në „Beaulieu“ e aq më pak në „Il Grissino“. Por sfondi i tij i njohurive, atij i ndihmon për të bashkëbiseduar në përgatitjen e menyve.

„Il Grissino“ gumëzhin. Nuk është befasi që edhe gastronomëve, si psh sipërmarrjes familjare nga Cyrihu „Bindella“ i ka rënë në sy. Por Bindellas dhe Niloviq nuk arritën ndonjë marrëveshje me Kurt Dallmaier. Në skenën gastronomike të Bernës, ai është shumë i njohur si pronar i disa lokaleve. „Më vjen keq që nuk arritëm ndonjë marrëveshje me gastronomët e rinj, prandaj do ta mbështes Suad Elmazin“, pohon Dallmaieri 66-vjeçar.

Pasi që ndryshimi do të bëhet pas më shumë se dy viteve, Suadi nuk dëshiron të zbulojë asgjë për emrin e ri, për ndryshimet e personelit apo të konceptit. „Jam shumë i lumtur, por deri atëherë do t`i përkushtohem fuqishëm „Beaulieu“, përfundon Suadi. Mirëpo, nga burime të sigurta, flitet se „Il Grissino“ do të shndërrohet në një oazë të vërtetë hotelierike, me hotel dhe restorant.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...