Murtez Ademaj barazoi me Zvicrën dhe tani jeton i qetë

Date:

Ishte një periudhë e gjatë kur Murtez Ademaj u përfol nëpër gazetat zvicerane, por edhe ato shqiptare. Pakënaqësinë e tij ndaj organeve komunale, ai e shprehu përmes grumbullimit të mbeturinave në oborrin e shtëpisë në Burglen. Një veprim të cilin gazetat zvicerane e shfrytëzuan për të njollosur komunitetin shqiptar në Zvicër, pasi e pagëzuan si „mull kosovare“.

„Po, kam qene …dhe jam i vetmi shqiptar që në Zvicër kam dalur i gjallë në gazetën `Blick` e që nuk kam qenë i burgosur, e as i vrarë“, pohon Murtezi në pyetjen e „Shtegu.com“ nëse ishte përfolur nëpër shtypin zviceran.

„Gjendem shëndosh e mirë në Zvicër, luftërat kanë kaluar …Nuk kam fituar atë që e meritoja, por e kam nxjerr një barazim me të cilin mund të jetoj i qetë…“, vazhdon më tej Murtez Ademaj i cili aktualisht jeton në një kanton të Zvicrës.

Pas gjithë asaj buje me veprimet e tij, ai deklaron: „Jam fitues moral e jo material. Nuk kisha asnjë përkrahje nga ndonjë shqiptar, edhe pse beteja ime kundër kriminelëve të shtetit nuk ishte fare personale, por nacionale. Përkundrazi, shqiptarët më shanë, më fyen, më kërcënuan më tepër se të gjithë zviceranët. Për mua, shfletimi i kësaj historie për mediat përcillet me shume dhimbje, ndër të cilat dy janë të veçanta:

– E para, sepse është aq e mërzitshme dhe e rrezikshme sa që askush, sado ta paguash, s`ka durim ta dëgjojë dhe dhe aq më pak e ka guximin ta tregojë të vërtetën lakuriqe; dhe

-E dyta, sepse po ta shkruaja unë personalisht 100 herë, kurrë s`do më shpëtonte diçka e rëndësishme pa e harruar …Dhjetëra media zvicerane e mijëra faqe jane shkruar por nga e vërteta kanë dalë në opinion vetëm dy për qind !

Edhe pse pothuajse të gjithë më kane fyer dhe mallkuar, të vërtetën për mua askush s`e di as sot pas 10 viteve. As në biseda, as në libra, as nëpër filma në 55 vite të jetës sime shkollore dhe intelektuale, edhe përkundër faktit që gjatë tërë jetës sime, përditë kam lexuar apo shikuar diçka … s`kam takuar në një rast të këtille as të ngjashëm, kaq unik dhe kaq interesant … e si i tillë, normal edhe i pabesueshëm për opinionin… Në pergjithesi, jeta ime ka qenë një horror që nga fillimi, por kjo që më ndodhi në Zvicër , kjo i kaloi të gjithë kufinjtë e paramenduar të arsyes. Ka qenë një horror i vërtetë të cilin fatmirësisht unë personallisht për veten time, falë aftësive të mia intelektuale dhe shëndetesore, e mbijetova por kjo nuk ndodhi edhe me familjarët e mi. Për shkak të rrenave makabre të mediave shtetërore, gjysma e tyre pësuan trauma dhe mbetën me dëmtime të rënda nervore…

Më vjen shumë keq për të gjithë ata shqipfolës që më kane fyer pa e ditur fare realitetin, sidomos për ata që në Zvicër vuajnë e keqtrajtohen nga vendasit dhe shteti më keq se gomerët e Bangladeshit … Unë , falë lapsit dhe trimërisë sime shqiptare, jetoj në Zvicër më mirë se 95 për qind e shqiptarëve „pa prekur pune me dore“ !

Zvicra pasi e humbi fytyrën e saj në vend dhe botë me luftën e pabarabartë me mua, në fundin e vitit 2010, për shkak të diturisë dhe trimërise sime, përmes javores „ëelt ëoche“, më përzgjodhi edhe mua si personalitet botëror të vitit jubilar 2010… Kjo eshte fitorja ime , jo lekët. Këtë TITULL s`e ka arritur asnjë shqiptar individual gjer më sot, në asnjë vend të botës“, përundon rrëfimin Murtez Ademaj.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...