Sportisti maqedonas që e mësoi gjuhën shqipe në Kosovë!

Date:

Më shumë se 10 vite i kaloi në Kosovë! Ishte periudha më e mirë e tij. Është ish hendbollisti Risto Trajkovski, së pari luajti në Besë të Pejës e pastaj në Kastriotin e Ferizajt.

Kur erdhi maqedonasi në Kosovë as dy fjalë nuk i dinte shqip.

Por me kalimin e kohës Risto u mësua të flas shqip! Ai shoqërohej shumë me shqiptarë dhe pothuajse as dita e as nata nuk e ndante. Kudo në mesin e shqiptarëve, saqë ka mësuar 80-90 për qind të gjuhës shqipe. Ai flet aq bukur shqip saqë ata që nuk e njohin mendojnë se është shqiptar.

Madje edhe i ndjek traditat e shqiptarëve kur vjen në Kosovë dhe uron për festat.

Edhe pse tani është në Negotino të Maqedonisë së Veriut, ai e vazhdon me fanatizëm miqësinë që ka me shqiptar dhe shpesh e viziton qytetin e Ferizajt dhe qendrat tjera, sepse është mishëruar shumë me shqiptarë. E do Kosovën dhe vjen shpesh që të pinë kafe, se aty ia pa edhe hairin. (Gazeta LAJM)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...