SPEKTAKOLARE: Me 200 km/h zvicerani me Porschen e tij bie në lumë dhe shpëton
Sikur t`i binte tavani mbi kokë, por Porscheja i ra në lumë. Marco B. (38) është personi i cili u arratis nga policia në Porsche të tij në Aargau. Megjithëse iakishin konfiskuar patentin e shoferit dhe kishte mbi tre promila alkool në gjak! Për gazetën „*Blick“ ai ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja.
Skena të jashtëzakonshme janë zhvilluar në Bremgarten të shtunën e kaluar. Policia rajonale ka dashur ta kontrollojë vozitësin e një Porsche Cayenne të bardhë, në rrugën Zugerstrasse pak para orës 19.00. Por ai arratiset, në një kthesë te ura Reussbrücke në Rottenschëil e humb kontrollin mbi veturën e tij dhe bie në lumë.
E pabesueshme: Edhe pse kishte tre promila alkool në gjak, patentën e shoferit të konfiskuar , ai ka mundur ta çlirojë vetveten dhe të dal në breg.
Marco B. (38). informaticieni nga Bremgarteni nuk e fsheh faktin se ai nuk duhet të drejtojë më një makinë. „Më vjen turp për atë që bëra“, thotë ai për „Blick“, transmeton Shtegu.com.
Pastaj Marco B. tregon se si më 26 mars ai dhe e dashura e tij u kthyen në shtëpi nga pushimet në Amerikën e Jugut. „Ne është dashur të qëndronim për dy javë së bashku ën shtëpi, për shkak të koronavirusit“. Ai e pranon haptazi: „24 orë në karantinë vet i dyti – kjo nuk mund të mbijetohet“.
Pastaj, të shtunën sikur i ra tavani mbi kokë. Përpara shtëpisë së tij qëndronte Porscheja, të cilin ai nuk po e voziste më. Por: «Në atë moment doja ta bëja një xhiro. Një vendim i marrë».
Por, edhe më i marrë fakti se ai më parë kishte pirë shumë vodka. „Kisha mbi tre promila“, pranon ai. Ai ishte arratisur edhe për shkak të konfiskimit të patentës së shoferit, pasi e ksihte përmbysur edhe një veturë tjetër.
Megjithatë, ai mendonte se do të arratisej lehtë me Porschenë. Në fund, ai fluturoi „me mbi 200 km/orë“ në lumin Reuss, informon Shtegu.com. Ai e kishte mbijetuar rënien, pasi e kishte vendosur rripin e sigurisë, i cili e kishte shtrënguar shumë në krahëror.
Rënia në ujë ka qenë lufta midis jetës dhe vdekjes. „Për dy minuta të tërë u bllokova në veturë“, tha Marco B. Fillimisht, ai ka dashur të dalë përmes derës së vozitësit, por ka qenë i shtrirë mbi të. Në ujin e errët as që ka mundur të shohë ndonjë gjë: „Atëherë lëshova pak frymë dhe përmes fluskave të ajrit, u binda se nga ishte lartësia“.
Marco B. vazhdon: «E gjeta derën e bashkudhëtarit dhe arrita të dilja e me atomin e fundit të notoja deri në breg». Ai është sjellë dërguar menjëherë në spital – nën mbikëqyrjen e oficerëve të policisë: „U kujdesën shumë mirë në krahasim me atë që kisha bërë“. Por kjo nuk do ta shpëtojë nga një kallëzim penal.
Për sa i përket shëndetit, Marco B. është përsëri „shëndoshë si molla“. Ai ishte me fat dhe kishte vetëm dhimbje në gjoks dhe dy prerje të vogla në dorën e djathtë.
Dhe në fund shton: «Më së miri është të mos ngas më veturë. Ose të mos konsumoj më alkool. Ose që të dyja», thotë ai. Ai gjithashtu mendon se e meriton një ndëshkim të vërtetë.