Aksidentohet autobusi që po transportonte zviceranët gjatë kthimit për në Zvicër
Zviceranët e bllokuar në Peru, të cilët pritet të kthehen të martën me një fluturim të Edelëeiss, të mbështetur nga Ministria e Jashtme zvicerane EDA, kanë përjetuar një dramë gjatë udhëtimit të tyre të kthimit. Njëri prej autobusëve u aksidentua, përderisa po udhëtonte për në aeroportin në Lima.
Mbi njëqind zviceranë aktualisht kanë ngelë në Peru. Për shkak të krizës së koronavirusit, ata duan të krthehen sa më shpejt në Zvicër. Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis (58) është duke ndihmuar: Të Martën, një avion i Edelëeiss pritet të fluturojë drejt Zvicrës nga një aeroport ushtarak në kryeqytetin e Perusë, Lima.
Për fat të mirë, shumica e udhëtarëve kaluan pa lëndime, ndërsa vetëm tre prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta.
Udhëtimi vazhdoi pas një ore e gjysmë, shkruajnw mediat zvicerane, informon Shtegu.com.
Edhe EDA ka dhënë informata në lidhje me aksidentin në faqen e saj të internetit: «Një aksident ndodhi kur udhëtarët nga Zvicra dhe vendet e tjera europiane po transportoheshin përsëri nga qyteti peruan Cusco për në Lima. Njëri nga autobusët është aksidentuar, me ç` rast janë lënduar tre persona. Ambasada zvicerane që organizoi kolonën e autobusëve u ka siguruar kujdes mjekësor të lënduarve në një spital lokal dhe po përpiqet t`i sjellë me kohë në aeroport udhëtarët e tjerë, në mënyrë që ata të mund të fillojnë fluturimin e tyre të kthimit për në Zvicër“.