Skulptori Mal Myrtaj promovon monografinë “Parabolat e jetës dhe artit”

Date:

Mbrëmë në ambientetet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih ishin të pranishëm shumë miq, krijues, artistë dhe dashamirë të artit, kulturës shqiptare në promovimin e monografisë “Parabolat e jetës dhe artit”, kushtuar skulptorit të njohur z. Mal Myrtaj, me autor z.Arsim Kajtazi

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM) dhe u bë një mbrëmje e mbushur me frymë arti, reflektim dhe krenari për krijimtarinë shqiptare në diasporë.

Në këtë ngjarje, përveç protagonistit të librit, morën fjalën z. Musa Jupolli, Kryetar i LKSHM, dhe z. Mentor Thaçi, Sekretar i Lidhjes, të cilët ndanë mendime të vlefshme për rëndësinë e këtij botimi.
U zhvillua gjithashtu një debat me skulptorin Myrtaj, që ndau përvoja e rrëfime frymëzuese nga jeta dhe arti i tij. Aktiviteti u moderua nga miku i misionit Dan Morina Da Mo.

Atmosferën e mbrëmjes e pasuroi me performancën e tij artisti Bexhet Sallai, ndërsa ngjarja u përcoll me interes edhe nga mediat shqiptare në Zvicër.

Fjalë miradie për të gjithë pjesëmarrësit për këtë mbrëmje të bukur që shqiptarët i bashkoi përreth artit, kulturës dhe shpirtit tonë kombëtar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...