Skena të tmerrshme në Zvicër, qeni madh masakron qenin xhuxh (VIDEO)

73 Lexime

10:56:16                    2019-03-20

 

 

Skena të tmerrshme janë zhvilluar në Ecublens të Zvicrës: Një qen amerikan „Staffordshire Terrier“ ka sulmuar një langua të vogël spanjol. Pronarët ishin të pafuqishëm.

Aktualisht, një video që po qarkullon në mediat sociale ka provokuar tmerr tek përcjellësit: Një vajzë e re është sulmuar nga një qen amerikan i llojit „Staffordshire Terrier“, e cila ka qenë duke shëtitur qenin e saj të vogël, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Gjithçka ishte filmuar më 5 mars në Ecublens VD.

Sipas dëshmitarëve, nuk ka qenë pronari i qenit sulmues me te, por një i njohur. „Qeni i madh e ka masakruar qenin xhuxh“, ka dëshmuar një fqinj që e ka përcjellur incidentin brutal. Për arsye të panjohura, qeni kishte arritur të çlirohej nga rripi i barkut dhe të sulmonte qenin xhuxh.

Videoja tregon se si gjyshja e vajzës nxiton për të ndihmuar dhe për ta mbrojtur atë nga sulmi. Më pas, ajo është kafshuar në dorë, përcjell Shtegu.com. Pas një lufte të hidhur, gjyshja ka arritur të largohet dhe ta alarmojë policinë, ndërsa bluza e saj ishte gjakosur. Çdo ndihmë ka ardhur shumë vonë për xhuxhin spanjoll.
Policia e ka konfirmuar rastin. „Terrieri u mbyll menjëherë“, thotë një zëdhënës. Gjyshja është përkujdesur dhe dora i shtë qepur. Mbesa e saj 9-vjeçare është traumatizuar rëndë dhe një ekip i veçantë është mobilizuar për kujdesin e saj.

Për momentin, autoritetet po hetojnë rreziqet nga terrieri amerikan Staffordshire. Zëdhënësi i policisë vë në dukje se si pronari, po ashtu edhe shoku i tij kanë licencën përkatëse për mbajtjen e qenit.

 

 

https://www.20min.ch/ro/news/vaud/story/-Le-gros-chien-a-massacre-le-petit–et-mordu-la-dame–12892943