Protestë në Gjenevë për masakrën në Zelandë të Re
11:15:15 2019-03-20
Rreth 200 persona kanë demonstruar në Gjenevë kundër islamofobisë. Ata kanë kërkuar më shumë mbrojtje për institucionet e tyre kulturore dhe fetare.
Disa organizata myslimane në Gjenevë, po kërkojnë një ligj kundër islamofobisë dhe mbrojtje më të mirë të institucioneve të tyre kulturore dhe fetare, pas sulmit të Christchurch, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com.
Rreth 200 persona kanë marr pjesë në një protestë në shehsin Place des Nations, të organizuar nga një grup i Gjenevës dhe organizatave ndërkombëtare. Në vengjarje ishin vendosur 50 qilima, shifër kjo që korrespondon me numrin e viktimave në Christchurch. Në parulla kanë mundur të lexohen mbishkrime „Stop Islamofobisë“ ose „Së bashku kundër të drejtës ekstreme“.
Për masakrën në Christchurch, Hani Ramadan, drejtor i Qendrës Islamike në Gjenevë, fajësoi të drejtat ekstreme dhe mediat. Sipas tij, këto tema kanë mundur ta frymëzojnë vrasësin me diskutimet e tyre të vazhdueshme rreth, për shembull, grave të mbuluara.
Mediat sociale nuk arritën të parandalonin videot e drejtpërdrejta të regjistruara nga vrasësi, përcjell Shtegu.com. Radiotelevizioni francez RTS dhe gazeta „Tribune de Genève“ u akuzuan nga një organizator i ngjarjes, se nuk i kishin dhënë hapësirë të nevojshme masakrës dhe rrethanave të saj. Fundi-fundit, autoritetet e Gjenevës nuk e kanë dënuar krimin.