Skena dramatike në Gjermani për mbrojtjen e një familjeje kosovare

Date:

Mëngjesin e së mërkurës, para Grand Hotelit në Augsburg të Gjermanisë janë shkaktuar disa skena dramatike. Nga atje është dashur të dëbohet një familje kosovare, ndërsa disa persona e kanë bllokuar rrugën duke u bërë barrierë për policët.

 

 
Një familje kosovare me fëmijë është dashur të dëbohet nga Augsburgu. Mëngjesin e së mërkurës, familja është marrë nga hoteli, ndërsa qytetarët kanë përgatitur skena dramatike, shkruan „Augsburger Allgemeine“, njofton „Shtegu.com“.

 

 
Disa persona kanë protestuar kundër dëbimit. Gjatë kohës që familja kosovare me dy fëmijë u vendosë në veturën policore, protestuesit iu kundërvunë policisë gjermane. Me ulje nëpër rrugë, ata krijuan një barrierë për të lëvizur vetura, ndërsa nuk munguan edhe zënkat me policinë.

 

 
Me siguri se dëbimi ishte paramenduar të bëhet pa paralajmërim. Protestuesit kanë dashur të gjejnë një kompromis në mënyrë që familjes kosovare t`i jepen edhe disa ditë për tu përgatitur për kthimin vullnetar në Kosovë.

 

 
Angazhimi i protestuesve për familjen kosovare arriti sukses, pasi familja zbriti nga vetura dhe u vendos sërish në hotel. Tashmë është e qartë, ajo mund të qëndrojë në Augsburg edhe tre ditë të tjera, e më pas do të udhëtojë për në Kosovë. Para hotelit në fjalë u shkaktuan skena nostalgjike të përqafimit.

 

17:57:14       2015-12-09

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...