Zurapi me babain e tij
05:25:07 2016-01-14
Ekipi i Bundesligës gjermane, FC Köln ka kërkuar ngritje të kallëzimit penal kundër një agjenti të dyshuar lojtarësh. Ai ka manipuluar me një kontratë të dyshimtë trajnimi për një futbollist të ri shqiptar nga Zvicra, pasi e njëjta ka qenë e falsifikuar.
Në kontratë thuhet kinse FC Köln ka dashur të marrë në radhët e veta, shqiptarin Zurap Memeti. Shtatëmbëdhjetëvjeçari për momentin është duke luajtur për ekipin e juniorëve të Zug 94 në Zvicër. Por, ky dokument është i falsifikuar, pasi sipas zëdhënësit të klubit, kryesia asnjëherë nuk ka kontaktuar me futbollistin e ri shqiptar, e lëre më ta sjellë na radhët e veta.
Prapa këtij mashtrimi qëndron një agjent, ndaj të cilit do të ngritet kallëzim penal. Ende mbetet e paqartë se cfarë ka dashur të bëjë agjenti me këtë kontratë të falsifikuar, shkruajnë mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“.
Agjenti Nicola S.
13.200 euro në muaj dhe premi në çdo fitore prej 300 eurosh. ëndrra e shqiptarit për një karrierë të madhe po bëhej realitet. Kështu u kishte premtuar agjenti Nicola S. Zurapit dhe babait të tij. Pak pas festave të fundvitit, ata kishin nënshkruar kontratën e falsifikuar, në pritje të ftesës nga Kölni. Por, kot.
Babai i Zurapit thotë se kishte harxhuar shumë të holla, pasi fëmija i tij kishte shkuar në një shkollë private e cila i kishte kushtuar 12 mijë franga zvicerane në vit. Zurapi është dashur të ndërprejë shkollimin, duke menduar se do të bëhet lojtar i FC Kölnit.
Për babain dhe t`ëmën e Zurapit, të cilët punojnë në një fabrikë të llambave elektrike, është kjo një goditje e rëndë. Ata nuk kanë pasur njohuri se kontrata është e falsifikuar, duke i besuar agjentit të lojtarëve.
Deri ditën e mërkurë, prindërit kishin menduar se fëmija i tyre së shpejti do të luajë në Bundesligë. Deri në momentin kur avokati i ekipit nga Bundesliga, u kishte telefonuar duke ua bërë me dije se situata është serioze.
Nga ana tjetër, agjenti ka deklaruar se kontratën e ka bërë për marri të thjeshtë, ai të rinjtë më: „Ishte një marri e rastit nga ana ime“, ka pohuar për „Blick“ Nicola S.


