Sipas një studimi gjerman, të gjithë imamët ende vijnë nga jashtë
14:29:41 2019-03-26
Në rreth 2,000 xhami në Gjermani, sipas një studimi të realizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, edhe më tej vazhdojnë të predikojnë 90 për qind e imamëve nga jashtë. Ata kanë ardhur sidomos nga Turqia, Afrika e Veriut, Shqipëria, ish Jugosllavia, Egjipti dhe Irani, shkruan „Rheinische Post“, përcjell Shtegu.com. Unioni turko-islame për çështje fetare (DITIB), i ka vendosur gati gjysmën e rreth 2,500 imamëve në rreth 1000 xhami të tij.
Numerikisht të rëndësishme janë edhe Bashkësia islame, Milli Gorus me 323 xhami, Shoqata e qendrave kulturore islame me rreth 300 si dhe Bashkësia islame e boshnjakëve në Gjermani me më shumë se 70 xhami. Njëri nga dy autorët e studimit, Andreas Jacobs, tha se propozimi i qeverisë federale gjermane, që si kusht për imamët e huaj duhet të jetë njohja e gjuhës gjermane „nuk ishte më shumë se një masë ripërmirësimi“ në largimin e dëshiruar të sistemit të dërgimit.
Shumica dërrmuese e imamëve nuk kishin aftësi të mjaftueshme fetare-teologjike e as mundësi të mjaftueshme për financim, përcjell Shtegu.com. Në vendet islamike, imamët I përmbushIn detyrat e tyre të ngushta nën një kontroll të hollësishëm të shtetit. Megjithatë, në EUropë, imamët janë të kërkuar si pastorë, edukatorë dhe udhëheqës të integrimit. Për këtë, ata kanë nevojë për „më shumë se një arsim klasik në seminare fetare turke, egjiptiane dhe marokene, plus një njohuri bazë të gjuhës gjermane“. Dhe ata kanë nevojë për perspektivë tërheqëse për karrierë dhe një rrogë të mirë, që financohet nga strukturat myslimane në Gjermani. Sipas studimit me qeveritë e huaja, Franca është duke negocuar jo vetëm për dëshmi të njohjes së gjuhës dhe njohurive kombëtare, por edhe angazhimin politik dhe transparencën financiare.