Tulun,6 korrik – Më shumë se 400 persona janë hospitalizuar me lëndime nga vërshimet të cilat e kapluan rajonin Irkutsk në juglindje të Siberisë, deklaroi sot zëvendësministri rus për situata të jashtëzakonshme Pavel Berishev.
Deri të premten pasdite, ishin denoncuar 22 raste të vdekjes, përderisa 15 persona janë zhdukur.
“Për fat të keq, 22 persona humbën jetën, 410 janë hospitalizuar, ndërsa ndihmë mjekësore ishte siguruar në ambulanca për 2.165 persona”, tha Berishev.
Vërshimet në rajonin Irkutsk filluan në fund të qershorit, ndërsa deri më tani janë kapluar 103 vendbanime.
Janë vërshuar më shumë se 10.150 shtëpi me gati 33.000 persona. Në rajon është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Autoritetet publikuan se nuk ka rrezik nga sëmundjet infektive.