Si dashti të legjitimohet një shqiptar vetëm me foton e pasaportës !

Date:

 

Të mërkurën, oficerët e policisë federale gjermane kontrolluan një shqiptar 22-vjeçar në stacionin qendror të trenave në Heidelberg. Ai u legjitimua vetëm me një foto të një pasaporte shqiptare, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Por, gjatë verifikimit të identitetit të tij përmes gjurmëve të gishtërinjve, dolën në dritë disa fletarreste si dhe kërkime nga prokuroria dhe autoritetet për të huajt.

Siç u dëshmua, dyshimet e zyrtarëve bazoheshin në identitetin e burrit. 22-vjeçari tashmë ishte dënuar për mashtrim dhe vjedhje prej gjithsej 25 ditësh burg. Ai u kërkua nga autoritetet përkatëse edhe për shkeljen e Ligjit të azilit dhe mashtrimit. Azë po e kërkonin gjithashtu edhe autoritetet greke pasi duhej të sqarohej statusi i vendbanimit të tij. Siç u konstatua më vonë, shqiptari kishte një ndalim hyrje dhe qëndrimi për në Gjermani që nga korriku 2019 dhe për këtë arsye kërkohej për t`u dëbuar. Ai nuk e përmbushi këtë detyrim. Meqenëse ai nuk mundi të paguante gjobën për t’i shpëtuar dënimit me 25 ditë burg, më në fund u dërgua në burgun e Mannheimit. Në të njëjtën kohë, autoritetet u informuan për vendndodhjen e tij aktuale.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...