Gjatë një aksidenti në Zvicër, lëndohen dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Date:

Një shtetas verimaqedonas 36-vjeçar ka humbur kontrollin mbi veturën e tij në Tägerschen TG të Zvicrës dhe është përplasur në një pemë. Ai dhe bashkudhëtari i tij kanë pësuar lëndime të dukshme, shkruan «Blick», përcjell Shtegu.com.

Sipas policisë kantonale, 36-vjeçare e humbi kontrollin mbi veturën e tij gjatë hyrjes në fshat, doli nga rruga dhe u përplas për një pemë.

Ai dhe bashkudhëtari i tij (43) pësuan lëndime të dukshme. Që të dy janë dërguar në spital. Në këtë aksident dëmi i përgjithshëm i shkaktuar llogaritet në disa mijëra franga zvicerane.

Prokurori urdhëroi kontrollimin e gjakut dhe urinës të vozitësit. Policia Kantonale e Thurgaut është në kërkim të dëshmitarëve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...