Shuhet në moshën 71-vjeçare Robert Axelrod i “Power Ranger

Date:

Aktori Robert Axelrod, më i njohur për rolin e tij si Lord Zedd në ‚Power Rangers‘, ka vdekur në moshën 71-vjeçare. Lajmi i pikëllueshëm u konfirmua nga agjenti i tij, raporton TMZ. Robert ndërroi jetë të shtunën në Los Angeles.

“Shpirti i tij i bukur dhe i dashur nuk do të harrohet kurrë. E dimë se ai la gjurmë dhe i frymëzoi të tjerët”, – tha agjenti. Roberti e adhuronte njohjen me fansat e tij dhe i frymëzoi ata t’i ndiqnin ëndrrat e tyre.

Robert lindi dhe u rrit në New York. Ai e filloi karrierën e tij si fëmijë në reklama dhe vazhdoi me performanca në Broadway dhe në kinema të ndryshme. Ai ua huazoi zërin e tij shumë filmave dhe serialeve të animuara si ‚Spiderman‘ dhe ‚Digimon‘.

Interpretoi në videoklipin e Michael Jackson të vitit 1995 ‚Stranger in Moscow‘, shkruan KOHA Ditore. Ky videoklip në YouTube i ka mbi 46 milionë shikime. Roli i tij i fundit ishte në filmin ‚Induced Effect‘.

Ai ishte muzikant për ca kohë. Në fillim të viteve ‘70 të shekullit të kaluar ai interpretoi në kitarë, por më pas iu kthye aktrimit dhe huazimit të zërit personazheve fiktive.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...